Header Ads

Ka filluar edicioni i dytë i "Dancing With The Stars Albania"


Oh! Kurrë nuk do ta kisha menduar se do më kishte rënë rasti të shikoja Mimoza Ahmetin në një fustan të shkurtër me xixa e frutulla...por...ja që ndodhi edhe HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA!
Po të paktën imazhi i saj nuk kish të krahasuar me atë të ballukeve të Amit që sa herë dilte në skenë më kujtonte Anjelia Huston tek "Adam's Family".

Ky ishte dhe interpretimi i çiftit BAM!BAM!BAM! Verbim ballukesh! AAAAAAAA! Vrite parukieren dhe ble një të re!


Siç mund ta keni kuptuar...Ka filluar edicioni i dytë i "Dancing With The Stars Albania", e në pamje të parë...duket se ky edicion ka kërcimtarë më të mirë se ai i vitit të shkuar. Në përgjithësi nata kaloi bukur e në përfundim juria vlersoi me pikët më të larta aktorin Enver Petrovci i cili kishte më të drejtë kur tha me humor se "Çka po kërkojnë këta fëmij me lujt me mua? Po nuk luhet me babën!" (ps. dikush ti thojë asaj të lajmeve se ndërkombtarisht nuk është fjalë, se na hapën barkun). Personalisht mua më tepër më pëlqeu Mimoza Ahmeti e cila dukej qartë që kishte ardhur aty për të dëfryer e jo për të fituar...e kërcimi i saj ndoshta nuk ishte perfekt po mua më kënaqi,sepse prisja nga momenti në moment ose të rrëzohej ose të godiste atë balerinin, e duke qënë se nuk ndodhi...URRRAAA! teksa Enveri mund të ketë fituar natën e parë, ai nuk besoj se do ta ketë këtë shans në netët e ardhëshme kur temat e kërcimit dhe ritmet do fillojnë të anojnë më tepër nga ritmikja, megjithëse me tërë ato të ngritura që i bëri balerinës...nuk i dihet, nuk i dihet. Femrat kërcyen shumë mirë të gjitha.Eloise më pëlqeu për elegancën e saj, po ashtu dhe Agnesa Vuthaj,Otla dukej shumë HOT! Vesa për qejf dhe Çiljeta ...elegante, më në fund! Përsa i përket meshkujve...tango dhe vals janë vallzime ku kërkohet që mashkulli Të DREJTOJ femrën e jo anasjelltas, e në vend që ti ngrinin këta djemtë e rinj balerinat nga 20 herë, i ngriti Enveri...nah! Më pëlqeu interpretimi i Big Bastës, që më kujtoi ato filmat me luftë ku kapoja i bandës tundohet në kërcim nga një agjente e "fshehur" e policisë. Fantazia ime i kalon caqet.

Përsa i përket jurisë, na pëlqen që është po e njëjta vetëm do donim që Çani për një moment të mendonte ato që nxjerr nga goja. Teksa vlersonte Vesën, ai veçoi ëmbëlsinë, të cilën e kishte më të mirë se të Genta Ismajlit që gjithashtu është nga Kosova dhe ..."Janë kosovare të dyja po ndryshojnë?" Çfarë do të thotë? Që kosovaret nuk janë të ëmbla dhe Vesa bën përjashtim? Ç'lidhje ka një herë? Mua mu duk ofenduese dhe Vesa duhej të kishte thënë diçka.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.