Header Ads

LiNa - arrin sukses në Austri me "Key Robot" - Videoja




Më në fund dhe shqiptarët e Austrisë kanë një pjestare të komunitetit të tyre për tu krenuar. Një vajzë shqiptare me emrin LiNa, muajin e fundit po fiton sukses në skenën muzikore austriake, duke u renditur në hitparejdin muzikor austriak si një prej këngëtareve më të dëgjuara të momentit. Kompania "JMC" kishte shpallur një konkurs online, në të cilin morën pjesë me qindra këngëtare nga mbarë vendi, e që pas një seleksionimi bazuar në vokal,paraqitje dhe karizma, LiNa arriti të shpallej fituese dhe ti thoshtë "pushim" për pak kohë studimeve në mjeksi. Pas një bashkëpunimi të ngushtë me Josef Mantl (JMC) LiNa do të debutonte në tregun austriak me këngën "Key Robot" e cila është pritur shumë mirë, duke u klasifikuar menjëherë në vendin e 35 të hitparejdit vendas. Një miksim muzikor midis Lady Gaga,David Guetta dhe Kylie Minogue, përfaqsuesit e JMC premtojnë se LiNa do të jetë princesha e muzikës së klubeve dance në Austri.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.