Header Ads

Mc Kresha flet keq për Bleron në "VipShpija"


Duke gjykuar nga bashkëpunimet e shumta të Mc Kresha dhe Bleros, të jepet përshtypja se ata janë miq, por në programin VipShpija ku rreperi Mc Kresha është konkurent (u largua javen e shkuar), një tjetër anë e "miqësisë" së tyre ka filluar të shpaloset. Rreperi i njohur nga Kosova, gjatë një bisede me banorët e tjerë ka folur disa herë negativisht kundrejt Bleros, duke treguar se ka disa punë të pambaruara me të, e më pas duke e akuzuar se ai është i pabesë dhe është munduar t'ja hedh në disa raste.Bisedën Mc Kresha e ka vazhduar deri aty sa të flasë se Blero është një parazit që mundohet të krijoj karrierë duke "i hypur" në shpinë njerëzve të tjerë. Ndërkohë vetë Blero ka postuar një mesazh si kundërpërgjigje ndaj Mc Kreshës në Facebook, të cilin e ka fshirë minuta më pas. Mesaduket, arsyeja për këtë "armiqësi" midis dy artistëve, është zënka e Bleros dhe Noizyt gjatë vitit të shkuar, ku Blero ka implikuar dhe Mc Kreshën. Kush tha që çudia më e madhe tre ditë zgjat?

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.