Header Ads

Praq Rado - Vitin tjeter ne "Oskar" me "Dreaming American"




Elbino: Ku jeni në këto momente dhe me çfarë po merreni?

Këto ditë jam duke jetuar/punuar midis nju Jorkut dhe Los Anxhelosit, pasi po përgatitemi për premierën e filmit "Dreaming American" në të qyja qytetet.

Vura re që në këtë film ju keni punuar së bashku me disa emra të njohur dhe të talentuar në Hollivud si Barbet Schroeder,Lee Percy,Giancarlo Esposito etj. Si ja arrite kësaj?

Me Lee Percy, unë kam bashkëpunuar edhe më përpara dhe jemi takuar disa herë rreth projekteve në të cilat të dy kemi pasur interes. Së bashku na lindi ideja për "Dreaming American", historia e të ciit është bazuar ne jetën time personale dhe tregon për një aktor shqiptar i cili lufton për të mbajtur gjallë ëndrrën e tij teksa përpiqet ti mbijetoj realitetit të ështirë të jetës në Nju Jork. E teksa ai arrin të gjej suksesin, përballet me nje tjetër realitet të pamëshirshëm i cili është sistemi i imigracionit. "Dreaming American" ndonjëherë është plot humor,ndonjëherë i trishtueshëm, por gjithmonë synon të tregoj historinë prekse, të mbijetesës në Amerikë (për një imigrant). Më pas Barbet Schroeder vendosi të merrte pjesë në këtë projekt e shumë artistë të talentuar gjithashtu, ndoshta sepse po realizonim një film bazuar në fakte reale rreth emigracionit. Koha është perfekte për këtë film,pasi momentalisht në amerikë ka miliona emigrantë pa letra dhe qeveria amerikane nuk po bën asgjë rreth këtij problemi. Besoj se shumë prej miqve tanë besuan në këtë histori dhe erdhën me dëshirën për të përcjellë një mesazh në ndryshim të këtij sistemi. Ka shumë të rinj emigrantë me dëshira e ëndrra të cilat nuk mund ti realizojnë sepse i janë mohuar të drejtat në këtë vend. Shpresoj që ky film do sjelli vëmendjen e shikuesit në sistemin e emigracionit. Ka shumë njerëz ëndrrat e të cilëve janë shkatërruar prej tij.

Nëse nuk jam gabim, ku është debutimi juaj në film dhe ju po punoni me artistë të cilët janë pjesë e disa prej filmave më të njohur të repertorit hollivudian si "Single ëhite Female",:Murder by NUmbers","The Usual Suspects"."Do The Right Thing","Boys Don't Cry"...duhet të ndiheni vërtet me fat që jeni pjesë e një stafi të tillë...

"Dreaming American" është shkruar dhe drejtuar nga Lee Percy, bazuar në historinë e jetës sime, i cili ka një karrierë të larmishme dhe e konsideroj vetën jashtëzakonisht me fat dhe të nderuar që jam pjesë e kësaj eksperience të mahnitshme. Barbet Schroeder është një producent egzekutiv që ka punuar me yjet më të njohur të Hollivudit dhe është nominuar si regjizor i vitit për çmimin "Oskar" me 'Reversal of Fortune' ku interpreton Glenn Close dhe Jeremy Irons, gjithashtu ka bërë 'Single ëhite Female' me Bridget Fonda, Jennifer Jason Leigh ,Steven ëeber, 'Murder by Numbers' me Sandra Bullock, Ben Chaplin, Ryan Gosling) dhe Lee Percy, i cili është vlersuar për 'Boys Don't Cry' me Hilary Sëank, 'Grey Gardens' me Dreë Barrymore , Jessica Lange, "Taking Chance" me Kevin Bacon dhe 'Salt' me Angelina Jolie. E përsëris që jam shumë me fat, që kam rastin të punoj me artistë të tillë.

Si ka qënë reagimi i njerzve që kanë parë filmin deri tani ?

Filmi ende nuk ka përfunduar së edituari.

Kur do të jetë premiera e filmit dhe a do të marrë pjesë në festivale këtu në Amerikë e jashtë?

Filmi do të përfundojë në mes të shkurtit dhe do të ketë premierën në Nju Jork dhe Los Anxheles. Do të marrë pjesë në shumë festivale si dhe do të çohet për konkurim për çmimet "Oskar" të 2012.

Po publiku shqiptar a do ketë mundësi që ta shikoj në kinematë vendase?

Me gjithë dashuri do ta shfaqnim në Shqipëri. Mëse e paevitueshme!

E ndërkohë që filmi po përfundon së edituari, si po e shikoni të ardhmen?

E ardhmja duket pozitive.Unë jam shumë i lumtur momentalisht. Jam duke jetuar ëndërrën time dhe po përpiqem të përfshihem në të tjera projekte filmike, ndërsa ende vazhdoj klasat e aktrimit.

Filmi flet për një emigrant shqiptar ilegal në Amerikë i cili përpiqet për një jetë më të mirë në Nju Jork.Besoj se shumë shqiptarë do gjejnë veten e tyre në këtë histori....

Si aktor, gjithmon mundohesh të bësh një lidhje midis teje dhe publikut qe dhe ata të përfshihen,tërhiqen nga historia. Një histori rreth emigracionit është pak e vështirë pasi jo të gjithë janë emigrarntë dhe nuk e kanë të lehtë të kuptojnë atë dhimbje që ne kemi jetuar.Të lësh gjithçka pas dhe të vish këtu për një jetë më të mirë, e të mos gjesh dot punë,larg familjes, pa askënd që të përkrah...Të gjitha këto ndjenja të bëjnë të ndihesh si i mbyllur në kuti, por me kalimin e kohës dhe me punë gjithçka arrihet.

Cili është mesazhi juaj për të rinjtë emigrantë?

Të jesh emigrant nuk është e lehtë, por të bën që të mësosh më shumë nga jeta e të bën një njeri më të fortë.Mos lë asgjë dhe askënd të ju lëndoj. Një ditë do të mbërrini aty ku dëshironi, veç asnjëherë mos ndaloni së ëndërruari.

Suksese Praq dhe arritje të mëtejshme! Shihemi në premierë!

Dhe unë të falenderoj Elbino për intervistën dhe mbështetjen në çdo hap të karrierës sime. Ju uroj të gjithëve një vit sa më të mbarë!

Intervistoi/Përgatiti: Elbino





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.