Header Ads

Super Klinton: Kur nuk ka zgjidhje ka gjithmonë një kërcim





Në emisionin "Coctail" tek Vizion Plus, ka dhe një rubrikë të drejtuar nga Super Klinton, i cili me pyetje në pamje të parë qesharake,sjell tek telespektatori - shqiptarët në ngjyrën e tyre të vërtetë. Në një intervistë të shkurtër me SuperKlinton ja se çfarë mësuam.

1- Pse u vonuan zgjedhjet në Shqipëri, se shqiptarët nuk dinë të votojnë apo nuk dinë të numërojnë?

Sepse shqiptaret nuk dine te numerojne, madje jane keq ne matematike sa numerojne me shume se nje here

2- Klejdi Kadiu është balerini më i mirë shqiptar apo balerini më popullor shqiptar?

Kljedi eshte me popullori, mbase se jo vetem eshte i talentuar por edhe simpatik.


3-Fatma i ka kaçurrelat e vërteta apo fallco?

Fatma i ka te verteta, kaçurrelat, madje mund te them qe jane kaçurrelat me te bukura qe kam pare.

4-Tani që shqiptarët lëvizin pa viza në Europë a janë bërë më europian apo jo?

Kam bere dikur nje puntate per evropianizimin e shqiptareve, po te shikojme qe akoma vritemi per nje tufe jonxh, me keqardhje do thoja qe jo.Jemi ne vend numero ose me keq akoma, i kemi fut indietron.

5- Supermodel apo Albania's Next Model dhe pse?

Cocktail me i mire hehehe.


6- Thonë që në plazhet shqiptare ka rënë një virus vdekje prurës, por shqiptarët po vazhdojnë prapë të lahen në plazhe. Pse?

Eh ku e gjen gje shqiptarin ahahaha, kemi fituar imunitety nga viruset, jane te paperfillshem per ne, sidomos ne plazhet e Durresit..


7- Njerzit janë më të dashuruar para 14 shkurtit apo pas 14 shkurtit?


Njerezit mund te jene para pas dhe ne 14 shkurt, por ne 14 shkurt kane nje pretekst me te mire per te bere si te dashuruar dhe per te fituar nje dhurate, hihihi

8- Nëse një balerin mund të bëhet model po një model a mund të bëhet balerin?

Nje balerin mund te behet model pasi mund te kete plastiken, format, gjatesine, performancen, nje model mund edhe s'mund te behet balerin, baleti do shume pune dhe jo vetem, nje trup te bukur.

9- Mendoni se do ishin zënë kaq shumë për bashkinë e qytetit Edi dhe Luli sikur kryeqytet të ishte Babrruja?

Jo,jo! Nuk do ishin zene pasi Babrruja eshte bastion i djathte, keshtu qe Edi do u spostonte vet.

10- Nëse bota do të vendoste rregullin sipas Super Klintonit - si do të ishte ajo?

Rregulli eshte te mos kete rregull, por kur problemet te mos kene zgjidhje atehere le te kercejme....Sepse kur nuk ka zgjidhje ka gjithmone nje kercim.

Pergatiti:Elbino

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.