Header Ads

Hajde kopertina! Select,Shqip,Jeta,Sky,Anabel,


Argjentina,Beatrix,Angjelina për "Anabel"

Kjo është kopertina më e mirë në treg për momentin, por ne nuk na pëlqen dhe shumë kjo foto për kopertinë. Një pozë treshe jashtëzakonisht e thjeshtë, në rrugë, për kopertinën e një revisteje mode? Hmmm...ncuq! Ideja (sipas revistës) është marrë nga seriali/filmi "Charlie's Angels"...shyqyrë nuk kanë qënë katër se do ishin ringjall "Spirit Voice" Hahahhahaha. Sorry nuk u përmbajta dot. Veshjet e vajzave veç e veç janë super, por teksa Beatrix dhe Angjelina kombinohen shumë mirë bashkë (FIKSIM të dyja), Argjentina duket sikur sapo ka zbritur nga Teksasi në Nju Jork. Gjithsesi këngëtaret duken hot dhe kopertina bën punën e saj.Unë do ta bleja këtë numër.




Sonila Meço për "Sky Magazine"


Kopertinë e lezetshme...po bashkshorti i saj ku e ka mendjen? Dorën tek bebi,krahun tek mami, sytë tek ajo pas aparatit ahahahahaha. Si duket sikur po thotë " Muuuahahahahhaha do i haaaaaj!" Hahahhahaha. ok se bëj shaka. Më pëlqen kjo kopertinë fotoja e thjeshtë po familjare, tamam për temën. Titulli...amon. "Një bebe për Sonila Meçon". Po pse ç'prisnin tjetër? Feniks? Jalla!


Aurela për "Jeta"


Jooooooooooo! Përse ju ka hypur kjo mahni me bo foto gjatë shtatzanisë? E ka bërë Demi 100 vjet më parë dhe ishte diçka e veçantë dhe e papërsëristshme. Ishte kaq e veçantë saqë sa herë dikush pozon shtatzanë, gjëja e parë që të vjen në mëndje është Demi Moore në kopertinën e "Vanity Fair". Po ta marrësh veç e veç foton, Aurela duket e ëmbël, barku i duket tullumbac i bukur, po kështu bashkë nuk di pse nuk shkojnë. Titulli "Rock Mama"...e çka Rock në këtë foto? OZM! kur të dali dhe Jonida Maliqi tani kështu muajin tjetër.



Afrim Aliaj për "Shqip"


Kjo foto është shumë HOT dhe sikur të mos ishin ato kutitë skandaloze anash (që e bëjnë të duket si katallog supermarketi), do ishte një kopertinë përfekte.




Flori Mumajesi për "Select"


Kopertina është cool dhe pse ne do preferonim një ku të dukej fytyra e Florit. Mund të kishin përdorur shumë mirë fotot nga sesioni i realizuar për albumin, gjithsesi dhe kështu kopertina ka dalë mirë, ndoshta një ngjyrë tjetër për gërmat... Ajo çka nuk na pëlqeu, është titulli i intervistës "Flori Mumajesi-Elvana është më e mira". Elvana ka qënë pothuajse kudo këtë verë dhe një herë që nxjerrin Florin në kopertinë do përmendin dhe Elvanën? Jo mirë! Lëjeni dhe Florin të shijojë momentin e tij.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.