Beatrix në kopertinën e revistës "Klan"


Më pëlqen Beatrix në këtë foto,pavarsisht se është e gabuar si foto për kopertinë, por të paktën duket natyrale dhe tregon moshën e saj, ndryshe nga shumë bashkëmoshatare që nuk i merr vesh se sa vjeç janë dhe ke frikë ti komentosh se na dolën të gjitha minorene. Problemi qëndron tek titulli. Sesi gazetarët dhe kryeredaktorët (që i lejojnë) hedhin tituj para-mbrapa unë nuk e marr vesh. Ç'kuptim ka këtu titulli mbretëreshë? Beatrixi ende s'ka futur këmbët në muzikë, kur u bë mbretëreshë? Nëse kjo është mbretëreshë po Arbëria me 20 vjetë karrierë muzikore çfarë i bie të jetë? "Produkti" i një dinastie...për çfarë dinastie po flitet? Përveç Arbëries që ka një karrierë të shkëlyer në muzikën shqiptare, Beatrix,Angjelina,Argjentina,Shemsia, kanë ende për të provuar vetveten në skenën tonë.Mund të jenë hapat e parë të një dinastie, po ende ka kohë për tu quajtur e tillë. Gjithashtu dikush ti thojë shoqes gazetare se Hollanda shkruhet me LL dhe jo L.
Powered by Blogger.