Header Ads

Adelina Tahiri + 4 në kopertinën e "AS"


Revista "AS" këtë numër vjen me dy kopertina. Në të parën gjenden Eralda,Bertina,Olta,Kejdi (Big Brother,Albania's Next TopModel"). Fotoja është ok, por jo për kopertinë. Me katër femra të bukura,mund të kishin realizuar diçka super...ndërkohë këto duken sikur kanë dalë rastësisht në dhomë.Bukur,por "AS" ka pasur foto shumë herë më të bukura, ndërkohë në kopertinën e dytë Adelina duket super në këtë foto. Poza veshja,kombinimi i ngjyrave...më pëlqen, gjithashtu siç më pëlqen dhe titulli, megjithëse më duket pak i tepër për Adelinën lol. Ajo ka tashme 2-3 vjet në skenë pa prodhuar ende një hit, kështu që për ta parë e pamë,por le të shikojmë nëse do e mbajmë mend hahahhahaha. Përsa i përket grafikës, kopertina është e bombarduar me tituj dhe gërma të mëdhaja. Ai blloku i tekstit ne mes të faqes një JO e madhe. Kjo nuk është gazetë është revistë mode. Titulli gjithashtu nuk vendoset MBI personazhin por PAS personazhit, se njerzit e dinë se cilën revistë po blejnë, s'ka nevojë me e vendos aq në dukje. Diçka tjetër që më ra shumë në sy është fakti se këta duket se nuk e njohin gërmën ë hahahhahaha.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.