Header Ads

Festivali i Këngës në RTVSH - Fituesi i përzgjedhur,tani presim festivalin


Fiksim festivalet në Shqipëri.Së pari zgjedhin fituesin,pastaj bëjnë netët seleksionuese e më në fund ja fusin dhe një finale dhe çmimi Oskar për interpretimin më të mirë i shkon...organizatorëve. Sipas burimeve të cilat nuk dëshirojnë të indentifikohen, fituesi i edicionit të 50 ( i 50_ti është apo jo?) tashmë është përcaktuar ...ueeee FITUESI thashë? Jo, jo, jo, nuk e kisha për të thënë se çmimin e madh e merr një mashkull, e kisha thjesht dmth fituesi në gjini asnjëanëse,booooooooo u bëra lëmsh. Dmth çmimi i parë tashmë është përcaktuar dhe në qarqet e ngushta të festivalit këtë e dinë, ndaj dhe disa emra të njohur të skenës,të cilët ishin planifikuar për të marrë pjesë në këtë edicion kanë vendosur që të tërhiqen në momentin e fundit nga konkurimi. Tani unë e di që ju doni emra, po hidhini një sy listës dhe do e shihni kalin e Skëndërbeut...që në fakt nuk ishte kal ishte pelë sipas historianëve moderrnë.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.