Header Ads

The New York Times - Emërton Rene Rexhepin (Redzepi) princ të Danimarkës



Në revistën e saj të së djelës,gazeta "The New York Times" i ka dedikuar disa faqe guzhunjerit më të mirë në botë me prejardhje shqiptare Rene Rexhepit, në një shkrim i cili titullohej "Rene Redzepi - Princi i Danimarkës" . Midis të tjerash në shkrim përmendet fakti që Rene ka prejardhje shqiptare, si dhe jepen dy receta nga libri i tij i gatimit. Me që ra fjala, për të gjithë të interesuarit, Rene Redzepi ka hedhur në treg librin "Noma:Time and Place in Nordic Cuisine", megjithëse po arritët dot ti gatuani recetat e tij...na bëni telefon t'ju vijmë tëk shtëpia hahahaha. 33 vjeçari Rexhepi është mjeshtër në profesionin e tij dhe për të dytin vit rresht është vlersuar si guzhunjeri më i mirë në botë dhe "The New York Times" jo vetëm që ka shkruar disa herë për të, por dhe e ftoi në Nju Jork për një seminar gatimi me disa prej guzhunjerëve më të mirë në Amerikë dhe botë.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.