Header Ads

Visari ecën vetë


Skillz mund të jenë një prej grupeve hip-hop më të njohura në Shqipe,por askush nuk mund ta mohoj se Ledri gjithmonë ka arritur të veçohet disi nga Visari (dhe pse jo qëllimisht). Ai padyshim është më i suksesshmi në dyshe ose të paktën më popullori,por mesaduket gjërat po ndryshojnë. Pas bashkëpunimit me Ronela Hajatin në edicionin e fundit të "Kënga Magjike" dhe Visari ka arritur të gëzoj suksesin i vetëm,biles dhe të shpërblehet profesionalisht me çmim. Tashmë porsi Ledri,falë një këngëje të bukur,një kolegeje të bukur dhe një interpretimi skenik seksi,Visari është bërë po aq i njohur për publikun shqiptar sa dhe pjesa tjetër e Skillz. Në fakt duket sikur djemtë funksionojnë më mirë veç e veç sesa së bashku,pasi hitet e tyre më të mëdhaja vitet e fundit janë bashkëpunime dhe projekte solo e besoj nuk jemi gabim kur themi se më shpesh do ti shohim të veçuar në të ardhmen.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.