Adelina intervistë për programin zvicerian "20 minutat"



Adelina Ismaili ka dhënë një intervistë për një program zvicerian i cili titullohet "20 minutat" dhe këtu po ju sjellim videon e plotë. Fatkeqësisht intervista është në anglisht me titra në frëngjisht dhe ne si përtac që jena nuk mundemi të publikojmë të gjithën në shqip, por po ju tregojmë disa prej pikave më kryesore të kësaj interviste mjaft interesante.

E pyetur nëse e konsideron veten si Madona e Ballkanit, Adelina fillon përgjigjen duke treguar me të qeshur se nuk është bjonde :) dhe se nuk e konsideron veten si një Madonë ballkanase. Ajo mendon se dy këngëtaret janë të ndryshme dhe i drejtohen mentaliteteve të ndryshme e 'luftojnë' për çështje të ndryshme.

E pyetur se përse shfaqjet e saja janë kaq popullore në komunitetin shqiptar ajo tregon; Sepse guxoj të them çfarë të tjerët nuk guxojnë.Bëj çfarë ata do donin të bënin. Përcjell për ta lirinë nëpërmjet teksteve të këngëve të mia..

E pyetur për mesazhin e këngës "I Love You More" ajo tregon se; Në një të përgjithshme, do thoja (që mesazhi është) "të ribashkojmë botën". Të kujdesemi për të tjerët ashtu siç kujdesemi dhe për veten. Trajtoji të gjithë në mënyrë të barabartë and ndoshta kështu më në fund mund të gjejmë paqe në botë.

Midis të tjerash do mësoni se ajo pritet të publikoj albumin e saj të parë ndërkombëtar për të cilin po bashkëpunon me Frederic Chateau si dhe pritet që në 2012 të mbaj një koncert në Zvicër. Për më tepër shikoni videon.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.