Header Ads

Mariah Carey nuk vjen në Shqipëri

Si ishte ajo puna e reklamës AMC që do sillte Mariah Carey për ti uruar shqiptarëve festat e fundvitit nëpërmjet një reklame? Hmmm...tamam ashtu! Në të vërtetë lajmi s'kishte fare lidhje me Shqipërinë dhe reklama e AMC që jepet në ekranet shqiptare nuk është as përshëndetje, në fakt nuk është as Mariah, por një imazh i saj hologram i shfaqur në një ekran gjigand. Para pak kohësh T-Mobile (e cila mesaduket paska lidhje me AMC?) organizoi një "event" në disa shtete të Europës si Gjermania,Polonia,Kroacia,Mal i zi dhe Maqedonia, ku një turme gjigande njerzish ju prezantua në një ekran të madh shoqja Mariah Carey në një imazh hologrami duke kënduar disa këngë Krishtlindjesh.Interpretimi nuk ishte live, e nuk kishte lidhje fare me Shqipërinë. Ene kshu! Po i ka lënë truri robt dalin në shesh me pa video...mirë që nuk i kanë bërë me pre bileta, se duke pasur parasysh Mariah...ç'nuk pret. Po kur më jepte dhe intervistë duke fol për bashkimin popujve e blla blla blla GRRRRRRRRRR! Më poshtë ju kemi sjellë dhe videon.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.