Header Ads

Elvana, Flori, Andy Gramm në koncertin e Nju Jorkut


Tre pikat e dogjën në Nju Jork! Një prej koncerteve më të mira e me pjesmarrje më të madhe realizuar në komunitetin tonë këtu. Në sallë kishte aq shumë njerëz saqë sapo hyje në derë s'kishte vend jo për të lëvizur po për të ndejtur lol. Kini parasysh që koncerti u mbajt në natën e Krishtlindjeve, se imagjinoni të kishte qënë një fundjavë normale, BOOO!!! Si Elvana dhe Flori interpretuan shumë mirë dhe vërtetë lanë mbresa të mira, duhet patjetër të rikthehen sërisht. Gjithashtu doja të shtoja këtu se kur këndojnë së bashkë në skenë...janë të papërballueshëm! Më poshtë po ju sjell tre foto nga koncerti. Në atë të bardhën fare, supozohej të ishte Elvana, po i kena miket shumë zzzzheloze dhe sheh ç'foto kanë bërë. Biles ishim shumë afër skenës,po telefonin e kishim larg lol


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.