Meshkujt zaptojnë kopertinat... kopertina,kopertina!!!

Loriku,Blendi,Blerimi,Timo dhe presidetja e Kosovës hahahhaha, duket se këtë herë kanë bërë që kopertinat më të fundit të revistave si asnjëherë tjetër të pushtohen nga meshkujt. Ja sesi i vlersuam.


Blendi Fevziu për revistën "One"

Kush e bën dizajnin e kësaj kopertine se përdorka të njëjtin plus dhe kllapa që ne përdornim tek "SH2" lol. Kopertina është e mirë. Blendi duket shik, ato gërmat e trasha pak jashtë temës,por në përgjithësi na pëlqen.Titujt gjithashtu duken interesant,por si dhe çdo revistë tjetër dhe ONE nuk mund ti shpëtoj dot anglishtes me ...mbajeni mikrofonin ON, po pse mos ta mbajnë ndezur po ta mbajnë on?

Lorik Cana për revistën "VIP"

Paska pasur ulje të mëdhaja andej nga çmimet e stilimit të gërmave,se VIP s'paska lënë dy tituj të duken njësoj. Nuk di përse mbi titullin e revistës është vendosur ajo ALBANIA se kjo revistë për shqiptarët është apo jo? Gjithashtu The best fashion,hot & cold...ka një arsye përse revistat nuk shiten aq sa duhet të shiten dhe kjo ka të bëj me faktin se revistat në Shqipëri janë jashtë realitetit. Po ai që nuk di anglisht nga ta marrë vesh se për çfarë e kanë fjalën këta? S'po them veç për VIP e kam në përgjithësi. Loriku duket super dhe i veshur me stil.Titulli gjithashtu më pëlqen, më mirë të kishin lënë vetëm foton e Lorikut në kopertinë dhe shitej vetë revista.

Kopertina në përgjithësi është e bukur,Blerimi i rregullt si gjithmonë, vetëm se ambienti pas shumë i errët i cili kur i shton dhe veshjet e zeza të Blerimit sikur të vret sytë. Normale dhe kjo revistë do flasë anglisht se ne kemi komunitetin amerikan në Shqipëri tashmë hahahhaha. Gjithashtu, unë e di që këtyre të Elegancë ai stili i gërmave tek "më i miri" i duket aq bukur sa e përdorin në çdo kopertinë,por besomëni...nuk është.

Timo Flloko për "Sky Magazine"

Timo duket sikur ka vendosur të pushtojë botën në këtë foto e cila është pak e frikshme, por tërheqëse në të njëjtën kohë. Le të shpresojmë se bota e brëndëshme e tij të mos jetë kaq serioze sa dhe fotoja lol. Më pëlqen shumë që më në fund shikoj në kopertinë një titull " 24 orë nga jeta e Prizrenit". DUHET! Nëse nuk i tregojmë njëri-tjetrit kush jemi si mund t'ju tregojmë sesi është bota. Lexoj për Parisin e për Londrën, sikur pak filma e dokumentarë transmetohen çdo ditë. Revista është në anglisht dhe shqip sepse i serviret lexuesit shqiptar dhe të huaj.

Miriam Cani për revistën "Anabel"

Sërisht kopertina më e mirë në treg. Miriami mezi njihet (për mirë), poza dhe veshjet duken shumë bukur të kombinuara,titujt shkurt SHQIP dhe stili i gërmave në funksion të kopertinës. Anabel gjithmonë bën punë të mirë,plus që është dhe një intervistë e imja në këtë numër kështu që...patjetër perfekte! HA!

Inva Mula për revistën "Jeta"

Perfekte! Më në fund "Jeta" sjell një kopertinë për të cilën nuk kam vërejtje, ok ok anglishtja,po siç thashë për komunitetin tonë amerikan në Shqipe lol. Shkrimi rreth Invës duket interesant e sopranoja si gjithmonë duket e mrekullueshme në foto.


Afërdita Dreshaj për "iMedica"

Vjeshta kur nuk paskësh qënë kaq seksi hahahhahahaha, veçse kopertina duket shumë e errët,ndoshta ambienti i pasëm duhej të kishte qënë më i zbardhur,më i çelët, por amon se mos është njeri duke parë ambientin, ku të lë Afërdita :)

Hana Cakuli për "Kosovarja"

Rozë! Akoma më shumë rozë...prapë rozë dhe....rozë! U verbova! Hana i paska thënë jo festivaleve edhe? Hahahahaha! Titulli më interesant qënka ai se Genta i paska gjuajtur me grusht një mashkulli. Hmmm...a e ka kush në video?


Presidentja Atifete Jahjaga për revistën "Teuta"

Revista "Teuta" këtë numër ka shkrimet më interesante. E di që për personazhet e prezantuara është folur shumë në Shqipëri, por jo në Kosovë ku shitet revista, ndaj e them këtë. Presidentja Jahjaga duket si me pat qënë Miss Kosova, një ndryshim tërësor dhe gati i pabesueshë. Fadil Berisha po ë kishte qënë mjek i kirurgjisë plastike do ishtë bërë billiarder hahahhahahaha. Gjithashtu më pëlqen fakti që asnjë fjalë në anglisht nuk gjendet në kopertinë. Kopertina më e mirë në Kosovë!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.