Header Ads

Blerim Destani në një film me Eliza Dushkun dhe James Franco?


Së pari, për ju që na merrni neës - po bëj pyetje ok! Nuk po them që është e vërtetë! Pyetje! Tani që u sqaruam vazhdoni lexoni më tej.

Siç ju kemi treguar javë më parë, Eliza Dushku është duke prodhuar një film të ri (Eliza është pronare e "Boston Diva Production") i cili titullohet "Mapplethorpe" dhe në rolin kryesor interpreton James Franco. Në lajmin që ne publikuam, hodhëm një ide se ndoshta dhe Blerimi mund të shfaqet në këtë film e tani po mendojmë se mund të kemi pasur të drejtë. Direkt mbasi ky lajm u publikua në median amerikane,aktori shqiptar fluturoi drejt Amerikës ku është takuar me...Elizën! Më vonë ai publikoi dhe një foto me aktoren (fotoja sipër) e cila shoqërohej me një titull që të jepte idenë se të dy janë duke punuar në një film së bashku.Hmmm thua të jet filmi për të cilin po flasim ne,pasi ai është i vetmi projekt (i ditur) për të cilin po punon Eliza momentalisht. Në lajme të tjera, duket se miqësia e tyre është forcuar edhe më tepër këtë vit. Në një sesion fotografik, Blerimi ka përzgjedhur si modele kunatën e Elizës, Jeanene Fox (shiko foton).



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.