Header Ads

The Forgiveness of Blood - prej shkurtit shfaqet në kinematë amerikane


Filmi i regjizorit Joshua Marston (Maria Full of Grace) - The Forgiveness of Blood, me skenar të Andamion Murataj pas një udhëtimi në disa prej festivaleve më të njohura të botës,vjen dhe në kinematë amerikane fal sipërmarrjes së "Sundance Select". Filmi i cili është në gjuhën shqipëtare,tregon historinë e gjakmarrjes midis dy familjeve,nëpërmjet syve të dy fëmijëve të njërës prej tyre Nik dhe Rudina intepretuar prej Tristan Halilaj dhe Sindi Lacej. "The Forgiveness of Blood" është vlersuar me çmimin e skenarit më të mirë në Festivalin e Filmit të Berlinit si dhe është përzgjedhur si seleksionimi i veçantë në Festivalin Mbarkombëtar të Filmit në Toronto. Në Amerikë fillon të shfaqet në një numër të kufizuar kinemash (kryesisht në kinematë artistike) që prej 24 shkurtit. Më poshtë po ju sjellim dhe fragment nga ky film.


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.