Header Ads

Sot në Vizion Plus - A Show


Javën që shkoi në "Pallatin e Kongreseve" në Tiranë, Ardit Krasta prezantoi projektin e tij të ri "A Shoë" si një ANTEPRIMA (për ju që nuk dini shqip dmth një parashfaqje,paraprezantim) të asaj çka do shohim sot e të djelave në vazhdim në "Vizion Plus". Sipas përshtypjeve të para,programi duket interesant,ndaj dhe ne mezi po presim ta shohim nesër dhe pse shfaqet paralelisht me "X Factor" që siç e dini ne nuk e lëmë pa parë. Vërtet veç! Përse në këtë orar paralelisht me Verën dhe Alketën? Jo ide e mirë! Nejse, ne kemi PIP, dmth i shikojmë të dyja paralelisht lol. Sipas "Vizion Plus", ky program është një ndërthurje e guximshme e programit të folur (WTF është programi i folur?) dhe varietesë klasike, por sidoqoftë (sidoqoftë për çfarë?) i referohet shumë programeve të britanikut J.Ross dhe amerikanit D.Latterman. Hmmmm WTF janë tu shkrujt këta se na çoroditën. Që dikush të drejtoj një program tip varieteje duhet të paktën të dijë të këndoj,le të themi kërcej dhe të jetë humorist. Që të drejtoj një program të tipit "Late Night" si D.Latterman, duhet të jetë patjetër humorist! Po ti ndërthurësh këto dy tematika programesh, të krijohet ideja se "A Show" po fundoset pa nisur akoma. Megjithatë unë mendoj se përshkrimi i Vizion Plus është i gabuar dhe "A Show" është komplet diçka tjetër, ndoshta më italiane sesa angleze-amerikane që padyshim prezantuar prej Krastës do e gjej një komardare shpëtimi e do jetë i suksesshëm. Veç opinionista mos të ketë dhe në rregull është.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.