Header Ads

Çfarë nuk shkon me këtë foto?




Në programe dalin të thonë se nuk e lexojnë shtypin "rozë" (do jetë nonji shtyp i joshtëm ky) pastaj shkojnë dhe ankohen e gjejnë kohët'ju përgjigjen...Nuk e kuptova këtë veprim të Jonidës dhe njëkohësisht nuk më erdhi mirë që ajo ju kundërpërgjigj në këtë mënyrë një lajmi në lidhje me shëndetin e fëmijës së saj nga një gazetë thashethemesh. Përse duhet të publikonte foto me fëmijën? Ç'lidhje ka fëmija e saj me karrierën muzikore? Çfarë provoi me fotot? Që ka guverta Missoni lmao? Aman se na kishte shqetësuar dhe kryeministrin i cili nuk merr mundimin të flasë për 6 vrasjet e javës në kryeqytet po na qan halli ne artistëve. Jo re ti rrofsh! Drita drita o Dedë! Jonida duhej ti ishte drejtuar gjykatës dhe të ndiqte rrugën ligjore, duke kërkuar që gazeta a çka ishte, të publikonte një faqe të plotë falje dhe përgënjeshtrim të lajmit që ti bëhej mësim. Më vjen çudi që prezantohen kaq të emancipuara, por i lejojnë vetes të bien pre e një lajmi kaq banal. Gjithashtu...ata që kanë publikuar këtë lajm,duhet të ju vij turp që kërkojnë të shesin letra në emër të foshnjave. Bllajk!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.