Header Ads

Përse këngëtarët e The Voice duken më mirë se të X Factor?



Në fakt, është herët për tu diksutuar apo për të bërë një krahasim midis dy programeve,por duke qënë se në rrjetet shoqërore shpesh herë kam lexuar të shkruhet sesi The Voice ka talente më të mira se X Factor,mendova të them diçka. Arsyeja,përse them që nuk mund të bësh dot një krahasim, është se ne ende nuk jemi prezantuar me finalistët e X Factor, e nga editimet e tmerrshme prej 30 sekonda të Klanit, nuk mund të thuash dot se kush është më i mirë se kush,pastaj ndryshe nga The Voice, seritë e deritanishme janë më tepër dëfryese,qoftë prej konkurentëve të dobët apo prej jurisë.Ndërkohë The Voice,filloi drejt e në temë me grupin më të mirë të konkuruesve.Tani...dhe X Factor kishte bërë një përzgjedhje paraprake, e cila mesa kuptuam nga videot ishte bërë nga producentët...e ju e dini producentët e këtyre kanë kompozuar njëra Simfoninë e pestë dhe tjetra sonatën...kështu që dhe këta që janë përzgjedhur me hudhër ne xhep se mos i marrin në sysh. Një tjetër ndryshim ka të bëj me nivelin e konkuruesve. Në The Voice shumë prej atyre që morën pjesë, kanë një farë eksperience në muzikë,e disa prej finalistëve janë pothuajse profesionistë e kanë studiuar për muzikë, ndërkohë që në X Factor, konkuruesit janë më të rinj,pa eksperience (përveç njërës që e veçoi Pandi) dhe të brishtë e shumë amator në prezantim. Ky ndryshim, do ta bëj më interesant X Factor, pasi nga java në javë do shohim ndryshimin dhe formimin e këtyre këngëtarëve (shpresojmë eh!),teks The Voice sjell interpretime të mira,por që ... këngëtarët janë po të njëjtët si kur hynë e siç po dalin. Së fundi...duke lënë mënjanë provat që bëhen gjatë javës, dëgjoni me vëmendje interpretimet tek The Voice. Ato shoqërohen me një efekt ekoje,e cila rrit figurshëm fuqinë e vokalit dhe fsheh ndonjë stonim të lehtë,si dhe e bën interpretimin më të bukur për veshin. Një efekt i tillë është përdorur dhe tek X Factor në Angli, për të cilin ky program mori shumë kritika. Dhe në fund, ne mendojmë se The Voice ka talente më të mira,por X Factor është më qejf për tu parë. Oh gjithashtu...ne jemi duke bërë tifo për Marselën (Dëgjoje më poshtë)


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.