Header Ads

Balkan Music Awards - Nominimet Elvana per Best Video


Këtë javë janë shpallur nominimet për çmimet "Balkan Music Awards" dhe Shqipëria çuditërisht jashtë kategorisë së vetë është nominuar vetëm në kategorinë "Best Music Video in the Balkans" me Elvana Gjatën dhe hitin e saj "Afër dhe larg". Teksa ky është një sukses i parë për Shqipërinë (hera e par që kandidohet në këtë kategori), them mu duk e çuditshme,pasi këngët shqiptare vahzdimisht kanë qënë në krye të toplistës së Balkanika TV e gjithashtu shumë prej tyre janë kopjuar rëndshëm nga komshinjtë tanë. Lepa Brena për videoklipin më të mirë të vitit? Pse? Ngaqë është tu kërcy midis kalamajve si e çmendur me syze dhe flokë alla 1992? Një video që duket sikur është versioni i stërrzgjatur i reklamës së deordorantit "Bod" lol Apo milli milli oooni i Alexandra Stan...pffff Manga më pëlqeu, gjithahstu dhe Severina që ka një videoklip SUPER, por kënga dhe pse e bukur më duket shumë e dëgjuar. Një gjë e prish videon...buzët e kësaj.Kur mi jep dhe nga afër brrrr. Vota ime? Normalisht për Elvanën :) Jo,sepse është e jona, po vërtet ka videon më të mirë e pa egzagjerime e skena e pishinës mmm super!

Votimi këtë herë është tmerrrrr. Jo duhet të regjistrohesh, jo duhet të verifikohesh, jo 16 faqe grrrrrrrr na nxorri mallin e faqeve në 2000 kur u bënë të gjitha me login dhe humbën 50% të lexuesve. Plus që faqja e këtyre tre orë me kalu nga kategoria në kategori. Nuk e lidhnin dot me FB? Ballkan hesapi.

Në kategorinë shqiptare konkuruesit janë Elvana Gjata - Afër dhe larg, Greta Koçi - Milionere e parë,NRG Band - Rina Rina, Flori-Tallava,Revolt - Wanna Be Number One. Më falni po...Milionere e parë dhe Wanna Be Number One, si më të mirat e vitit të shkuar në Shqipe? Për një moment mua më duket sikur po shkruaj për matematikë tërë vitin këtu në Albaniac.



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.