Si do të duket Tirana e re ...në 3012 lol
Jalla Lulzim Basha, qofsh kryetar bashkie 100 vjet, që ti jepni fund një herë e mirë projektit të Tiranës se çdo dy vjet po del nga një projekt i ri, e derisa të bëhet Tirana e re do jenë ndërtuar 100 Dubai e Abu Dabe! Amon! Videoja e mëposhtme, është një prej projekteve fituese apo bashkfituesi apo kushdreqin e di, të planit të ri të Tiranës. Si thotë Yllka Mujo tek ai filmi? Do motër ti? Ja ta vizatoj një! Ene këta. Do një Tiranë ti? Ja ta vizatoj një! Si të shikoni videon, do kuptoni për çfarë e kam fjalën...aty mund të gjesh një pjesë të Dubait,Almatit etj por jo Tiranën. Prezantimi është perfekt! Një Tiranë e re,për të rinjtë,Tiranë jeshile, me një Lanë gjigande (oh LANA!), Tiranë e ndarë për çdo kohë e çdo aktivitet. Aq shumë janë të interesuar për kujdesjen e Tiranës këta të huajt saqë as një përkthyes 3000 euro nuk kanë marrë që ta kryenin prezantimin në shqip. Imagjino të vinte ndonjë arkitekt shqiptar në Amerikë dhe t'jua bënte prezantimin këtyre në shqip hahahhahahha.Ta arrestonin fare! Në letër e në foto Tirana gjithmonë duket e bukur, por duket se të gjithë kryetarët e bashkisë pavarsisht se mund të jenë rritur në Tiranë nuk e njohin aspak Tiranën e përditshmë e cila nuk kërkon as ndërtesa,as lumenjë,as parqe, sepse i ka të gjitha. Tirana e re kërkon pastërti,rend, qetësi dhe siguri. Ato lekët që kërkohen për ngritjen e atyre kullave, le të shkojnë për punësimin e 500 pastruesve e 500 policave që njerzit ta ndjejnë veten njerëz. Pastaj për lajle-lule, ja i pamë lulet e Edit aty janë akoma. Dy kulla 100 katëshe në mes të qëndrës. E kë do fusin aty treçerekun e Shqipërisë? Kush do i marrë ato me qira? Po kur të ikin dritat ç'të bëj ai i katit të 100 të kaloj javën në dietë? Apo thuaj deri në 2099 e kemi rregulluar dhe punën e dritave. Ndoshta dukem disi negativ e pesimist, por duke qënë se i shikoj "gjërat" nga larg, më duken qesharake këto stërrfryrje që ndodhin në Shqipëri çdo vit e që mbështeten nga pleq që as do kenë mundësinë ti shohin themelet këtyre projekteve, e të rinj që nuk e kuptojnë se po mbarsin farat e një borxhi ekstravagant. Po hej! Si thotë projekti? Shumë të rinj i largohen Shqipërisë...po dreqi përse nuk e thotë dhe përse!!!
Ps. Se harrova. Po njerzit e kesaj zone ku do shkojne te jetojne? Ne pyll me siguri....po ne s'kemi me as pyje!
Ps. Se harrova. Po njerzit e kesaj zone ku do shkojne te jetojne? Ne pyll me siguri....po ne s'kemi me as pyje!
ahahahah me kenaqe me kete artikull!!! Te lumte keyboardi!
ReplyDeleteMe pelqen humori jot. Ndonese te verteta te hidhura deri me sot spo i jep zgjidhje njeri problemeve qe hasen vertet.
ReplyDelete