X Factor humbet X_in



Pas skenës fantastike,veshjeve të bukura dhe interpretimeve të finalistëve, andej nga fundi i programit, pyetja e vetme që më erdhi në mendje ish "Po X ku shkoi?" Pas shumë e shumë kërkimesh,nata e parë finale e X Factor ishte thjesht një tjetër audicion. Me veshje më të bukura,konkurentët u ngjitën në skenën gjigande për të kënduar në po të njëjtën mënyrë,për të mos thënë edhe më keq, si edhe në seritë e shkuara. Superlativat e anëtarëve të jurisë (përveç Pandit që kritikoi një apo dy herë) dhe Alketës nuk mund ta fshihnin dot amatorizmin e këngëtarëve të rinj.Ne kishim shpresa se pas kaq javësh prova do prezantoheshin më mirë,por midis anglishtes dhe përzgjedhjes së gabuar të këngëve...për asnjërin prej këngëtarëve nuk mund të thuhej se këndoi përfekt dhe të gjithë kanë probleme me zotërimin e zërit. Njëra prejt tyre (ajo që këndoi atë këngën si remix me I Will Survive) arriti të ndryshonte 5-6 tone zëri në një këngë. Po avash o Mariah avash! Festina që është dhe e preferuara jonë, ka zë shumë të veçantë po nuk ka vokal për notat të larta e Juliana ngaqë vetë preferon këngë të fuqishme,shkon i rekomandon një këngë e cila i nxorri në pah atë çka duhet ti fshihte. Pa atë pjesë interpretimi i Festinës do ishte perfekt.Me këtë dua të them sesa të gabuara ishin shumë rekomandime të këngëve të cilat s'përputhen me zërin dhe personalitetin e këngëtarëve. Pastaj, ç'janë ato komente...mqs nata e parë nuk po kritikoj shumë. Në skenë s'ka natë të parë apo të fundit,çdo natë është e njëjtë.Kujdestarë këta,po re po. Aman ma fal se s'kam kaluar provimin hahahhahahahaha. Le të shpresojmë që në javët e ardhëshme, konkuruesit të sjellin diçka të re që të nxisin kureshtjen e shikuesit,sepse kjo javë që shkoi pak zhgënjyese. ENE AMON!!! Ato kërcimtaret se ma heqin trurin lanë nam! Mësojeni një dreq numri tamam ose ikni nga skena se boll drita ka.



Powered by Blogger.