Header Ads

Argjentina Ramosaj ndërron statusin - shqetësohen fansat


Pas prezantimit në TopFest me "Si shiu" të gjithë sytë e fansave tashmë janë mbi Argjentinën e cila me këtë hit është një prej pretendenteve kryesore të këtij festivali. Ndaj kur Argjentina për një sekondë ndërroi statusin e saj në Facebook në beqare, fansat nuk vonuan të pyesnin menjëherë se çfarë ka ndodhur. Më pas këngëtarja e ka fshirë këtë postim duke lënë kureshtarë të gjithë ata që e kanë lexuar në orët e para të ditës së sotme pa dhënë një përgjigje. Ne shpresojmë që të ketë qënë thjeshtë një shaka, por mbi të gjitha që Argjentina të jetë mirë, pasi duam ta shohim atë në formën më të mirë në prezantimin e këngës "Si shiu" në TopFest. Aq shumë na pëlqen kjo këngë sa do e postojmë prapë!



No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.