Header Ads

Rona Nishliu niset drejt Rumanise


Në kuadër të fazës së promovimit të këngës së saj ‘Suus’, Rona Nishliu është duke vazhduar me vizitat e saj nëpër vende të ndryshme. Pas Podgoricës, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosong ka udhëtuar drejt Bukureshtit (Rumani), me qëllim të pjesëmarrjes në emisionet televizive në kuadër të televizioneve Antena 1, TV Rumania si dhe TVR1.

Kjo javë nuk mbyllet vetëm me këtë vizitë, meqë Rona do të paraqitet edhe në koncertin tradicional ‘Eurovision in Concert’, i cili, më 21 prill, organizohet në Amsterdam të Holandës.

Triumfi në festivalin tradicional të këngës shqiptare i ka mundësuar këngës ‘Suus’ rrugëtimin drejt Baku-së, në Azerbajxhan, ku, në garën e madhe të këngës europiane, Rona do ta perfaqësojë Shqipërine. Në këtë festival prestigjioz Rona Nishliu do të paraqitet në gjysmëfinalen e parë, më 22 maj, ndërkaq, sipas shortit, ajo këndon e pesta me radhë.





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.