Duke zbuluar G4SHI_n
Bukur! Sërisht me vonesë! Përse duhet të jem gjithmonë me vonesë pavarsisht sesa herët nisem? Nuk është se jam i çpërqëndruar, por seriozisht, duhet patjetër të më ndodhi ndonjë gjë e çuditshme që të pengojë për të mbërritur në kohë.Këtë herë? Mu grisën atletet! Kujt i grisen atletet përpara një interviste?! MUA! Nuk ishin as të vjetra jo për gjë! E teksa hyj e dal nëpër dyqane për të blerë një palë, përfundoj me 15 minuta vonesë dhe sërisht me atlete të grisura në këmbë. Ç'të bëja s'më zuri syri ndonjë palë që të më pëlqenin e ato që pëlqeva nuk kishin numër 13. Pastaj...nëse me xhinse të grisura është dhe moda, përse jo dhe atlete të grisura? Me Labinot Gashin apo siç njihet në qarkun e hip-hopit këtu në Nju Jork si G4SHI, e kemi lënë të takohemi diku në Grand Street pranë një dyqani ku ai së bashku me miqtë e tij takohen shpesh, e ai dyqan ndodh që të jetë midis të tjerash dhe dyqan atletesh...fol për koençidenca po deshe.
G4SHI është i gjatë. Ja them këtë sapo e takoj,sepse s'para jam mësuar të shoqërohem me njerëz më të gjatë se veten, por është pikërisht fiziku i tij që bëri të mundur për G4SHI_n të dallohej në sportin e futbollit amerikan e më pas të fitonte dhe një bursë studimi universitare. Në momentin kur dukej se e ardhmja e tij kishte marrë rrugën përfundimtare, ai vendos që të lërë gjithçka -sportin,shkollën- për të ju dedikuar 100% hip-hopit. E pabesueshme por mëse e vërtetë. E teksa ai më tregon këtë, unë isha duke menduar se ç'mund ti thuash dikujt që bën diçka të tillë? Në fakt asgjë. Në fund të fundit, po aq e çmendur sa duket, një zgjidhje e tillë ka funksionuar më së miri për pothuajse mbi gjysmën e elitës së biznesit artistik në Amerikë. Walt Disney? Pa shkollë! Roberto De Niero...pa shkollë.Johnny Deep? Yep!Pa shkollë! Kanye Wëest...edhe ai.Lil Wayne...ncuq! Mark Ecko...ncuq ncuq!Eminem...as ai jo, biles as e jona Eliza Dushku...e lista vazhdon e vazhdon. Nuk po mundohem të them që shkolla nuk është e rëndësishme,por po them që nuk është e domosdoshme në këtë biznes aq sa talenti dhe janë pikërisht njerzit që guxojnë ata që arrijnë të realizojnë ëndërrat e tyre në këtë fushë. Deri në këtë pikë G4SHI është në rregull. Guximi i tij dhe pasioni i çmendur për hip-hopin kanë bërë që të vlersohet pozitivisht në underground e Nju Jorkut dhe që në shumë pak kohë të krijojë një emër për veten e tij. Ai publikoi Mixtape_in e parë (një përzjerje këngësh origjinale dhe fragmentesh nga hitet më të njohura) "The Last of A Rare Breed" këngët e të cilit ishin super dhe e vendosën G4SHI_n në hartën e talenteve të reja që duhen parë me vëmendje. "Can't Go Home", "Never Coming Back", "Coulda Shoulda ëoulda","Before I start", "In My Lifetime","Oh Really"...me të vërtetë nuk mundem të veçoj ndonjërën prej tyre, sepse të gjitha janë po sa të ndryshme nga njëra-tjetra,po aq dhe të bukura.E vetmja gjë që nuk mundem të kuptoj është sesi G4SHI ende nuk ka lidhur kontratë me një shtëpi diskografike? Në fakt disa kompani të vogla i kanë ofruar kontrata të cilat ai nuk i ka pranuar,sepse nuk kanë rënë ndesh me kërkesat e tij.Ndërkohë Roc Nation një prej kompanive më të njohura muzikore në botë që drejtohet nga Jay Z, ka qënë dhe vazhdon të jetë e interesuar për ta marrë nën vete G4SHI_n,por ai më pas më tregon se dëshira e tij më e madhe është të lidhet me G.O.O.D Music të Kanye West. Kur pas publikimit të "Last of A Rare Breed" ai nuk arriti të lidh një kontratë, G4SHI e gjeti veten në një situatë të papranueshme."Mu duk vetja si i humbur,sikur gjithçka mori fund.Kisha kaq shumë shpresa dhe isha shumë i sigurtë që do bëhej diçka dhe kur kjo nuk ndodhi...u bëra shumë keq.Lashë gjithçka për muzikën dhe nuk mund të lejoja që të ndodhte një gjë e tillë." Megjithatë kjo gjëndje nuk zgjati shumë,ai tregon se ishte ende i ri për tu dorëzuar, ndaj të gjithë dhimbjen e momentit vendosi ta shndërronte në punë dhe ta përdorte si frymëzim për Mixtape_in e ardhshëm i cili pritet të publikohet së shpejti dhe titullohet "I'll Be Right With You". Ndërkohë ai nxjerr një iPod dhe më jep mundësinë të dëgjoj këngët e reja. Nëse albumi i parë ishte super, "I'll Be Right With You" është disa herë më i mirë se ai. Që në sekondat e para të këngëve ritmi të bën për vete,tematikat e këngëve janë të ndryshme e vargjet të goditura e të drejtpërdrejta. Teksa kaloj nga kënga në këngë,G4SHI është duke rrepuar çdo këngë në përpikmëri maksimale e në sekondë (ju kujtoj unë kam kufjet në vesh ai shikon vetëm sekondat dhe nuk dëgjon gjë). Ky djalë është i marruar pas muzikës dhe duket qartë që fjala JO as nuk gjendet në fjalorin e tij. Më vonë më tregon se dhe sikur mos të arrij një kontratë me albumin e dytë,sërish ka një plan mbështetës,e sërisht nuk do pushoj së munduari derisa t'ja arrij ëndrrës e atëherë nuk do ndalet vetëm në muzikë,por dhe në projekte të tjera të cilat ka kohë që i mendon. "Dua të bëhem artisti më i madh shqiptar në Amerikë!" thotë ai duke buzëqeshur,por me një zë të sigurtë e një qëndrim që të tregon se e ka seriozisht kur e thotë këtë.E besoj! Po ti jepet mundësia,me talentin e tij G4SHI është gati të pushtojë tregun i cili ka kohë që mbizotërohet nga një monotoni ritmesh dhe vargjesh duke bërë që për herë të parë në rreth 15 vjet hip-hopi ti vanitet 10_shes më të mirë të klasifikimeve muzikore.
Një gjë është e sigurtë! Këngët e reja do ta çojnë G4SHI_n në këtë rrugë. Tre të parat që ai ka publikuar, janë pritur shumë mirë dhe po i sjellin G4SHI_t fansa të rinj, të cilët kanë filluar të shtojnë numrin e klikimeve dhe të përhapin emrin e tij kudo në internet. "Rocket","Thirsty" (FIKSIM këtë këngë!),"No More Dreaming" -videokëngët e para nga albumi i ri - kanë marrë vlersime pozitive dhe janë thjesht një paralajmërim i të tjerave që do ti pasojnë. Nga ky album unë do veçoja "One Night In Town","Beautiful World" dhe...dhe..dhe..."Is There A Heaven". Besomëni janë këngë super, dhe "Is There A Heaven" është hit i padiskutueshëm. I tregova se sa herë më pëlqen një këngë, automatikisht fillon dhe më krijohet në mëndje një vizion për videon e saj, e kjo po më ndodhte në ato momente.Në këtë këngë vargjet e G4SHI_t shoqërohen me një kitarë elektrike e ritme rrok...është SUPER! Kur i them që kjo këngë duhet të jetë patjetër në album e me një video cool, ai më shikon pak me mosbesim për një moment dhe më thotë se jam një ndër tre vetmit që e kanë dëgjuar dhe e pëlqejnë këtë këngë...Hmmm G4SHI nuk e di se unë s'jam asnjëherë gabim apo jo të dashur lexues? HAHAHAHAHA! Kur kam thënë unë ndonjëherë fjalë të mira për dikë/diçka e nuk më ka dalë fjala!!!
Që nga koha e takimit tonë gjërat kanë shkuar më së mbari. Kam blerë një palë atlete të reja - FIKSIM! G4SHI ka publikuar një version të tijin shumë cool të "Your Song" nga Lana Del Rey. Kënga e tij "Rocket" u luajt nw radion më të njohur të Nju Jorkut "Hot 93.7". Mori pjesë në një koncert, e teksa sot publikojmë këtë shkrim do jetë në një tjetër në Manhatan (Në The Pyramid Club) e ku i dihet siç na bëri të ditur, mund të vizitoj edhe Kosovën këtë vit.Zoti e dhashtë...me ëndërrat jashtë sirtarit sepse (të gjithë me zë të lartë së bashku) kështu thashë unë e kur e them unë...u ba!
Bisedoi:Elbino/Albaniac
this man is amazing get him a record deal allready
ReplyDelete