Bleona Qereti në Billboard Awards - Foto



Këtu po ju sjellim disa foto të Bleona Qeretit nga tapeti i kuq i Billboard Awards zhvilluar dje në Amerikë. Seksi dhe në formë, Bleona ka shpalosur në tapetin e kuq hiret e saj të cilat nëpërmjet tantellës që përshkonte tërë trupin e këngëtares ngacmojnë imagjinatën e seicilit prej nesh lol. E meqë jemi tek Bleona...Lajmin që ne publikuam në lidhje me interpretimin e saj në serialin "True Justice2" e kishin publikuar dhe në shtypin shqiptar, po normalisht shoqëruar me një ironi të hollë....bllajk. Personalisht më vjen mirë që Bleona ka arritur diçka në biznesin artistik këtu në Amerikë, pasi e di që është jashtëzakonisht vështirë e për këta që mundohen ta ulin poshtë nuk po e zgjas me shpjegime të mëtejshme thjesht po ju them të arrijnë të marrin një herë vizën amerikane pastaj, flasim për të tjerat. Sigurisht dhe ne kemi bërë shaka në shkrime të ndryshme, por shakaja është tjetër, ironia tjetër e ofendimet komplet tjetër. Të flasësh me ironi se nga vjen Bleona, e se çfarë ka kënduar? E kush? Këta që më këndojnë shkopin magjik të 50Cent, /o çun rrugaç a e mban dot ngrehur/ të Rihanna apo /Muti im o banane/ të Stefanit? Bëjne ironi me Bleonën që jeton në Beverly Hills i bie botës rrotull, ka miliona e që i kushton fustani sa paga 3 mujore e këtyre ironikëve. Po mirë më kur jeni më të mirë juve përse jeni aty ku jeni? Ndoshta po e teproj, por disa njerëz kanë nevojë të shikojnë përtej hundës. Sa për faktin që ka shitur 800.000 kopje. Normale që është fakt i fryrë, ndodh përdit në këtë lloj biznesi e s'ka lidhje me Bleonën sesa me menaxherin e saj. Pse si kujtoni ju që këto 150.000 kopje të shitura të këtyre artistëve debutues në iTunes i blejnë vërtet të gjitha njerzit? Egzagjerimet e lëvizjet nën dorë të gjitha janë mëse normale në këtë biznes. Ka tre vjetë thotë robi, që thotë do nxjerr album. Po normale pse ça u bë këtu Kënga Magjike apo Top Fest? Ja sot futesh në studio nesër del albumi. Unë vazhdoj të them që në muzikë Bleona do ta ketë shumë të vështirë të çaj falë moshës e potencialit në vokal, por falë YouTube sot, mjafton një hit dhe kurrë nuk i dihet. Shiko Inna e rumunet e tjera.Kush do ta kishte menduar?










1 comment:

  1. Hey cuna e kam nje sekret , e di qe keni deshire te dini , por ka 11 vite qe vazhdimisht vizitoj webside-en tuaj , je me te vertet shume te mire, jeni shume transperent mos te them cool se nuk ju kam pare asnjehere. Well done, mu keni ber si droga , tani me shpesh vizitoj webside-en tuaj se sa facebook-in. Sukses , edhe nje gje a do marrin dicka lexuesit a po vetereanet nese mundem ta qauaj keshtu e websides tuaj e meritoj a po jo hahhaha. Kalofshi mire bye bye.

    ReplyDelete

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.