Header Ads

Duetet në X Factor Grupi Classic Boys largohet - Shiko Videot

Vikena Kamenica, Tuna,Aurela Gaçe dhe Dafina Zeqiri kanë qënë të ftuarit e dueteve në natën e parafundit të X Factor. Përveç Sheilës dhe Dafinës të cilat kënduan në harmoni, duetet e tjera lanë për të dëshiruar e ndoshta konkurentët janë lodhur,por hmmmm natë shumë e dobët. Vikena këndoi tërë këngën, grupi Classic Boys dolën si shoqërues, Kristo dhe Tuna sollën një lëmsh në versionin "Moves Like Jagger" e Xhesika këndoi me Aurelën ...gati? "Shook Me All Night Long"!!! Xhesika përveçse është 15 vjeç, pra e mitur, nuk di nëse Juliana i ka treguar që kjo këngë flet për seks me një femër apo jo? Ok! Meqë po i përmendnin moshën shpesh thashë dhe meqë Juliana është shumë profesioniste se interpretimi ishte i mirë, thjesht nisur nga që është një këngë e AC DC kënduar nga një 15 vjeçare...s'di, s'më bëri gjë mua. Nëse votat do bazoheshin interpretimet e natës finale, Sheila do kishte fituar dhe pse unë do doja të fitonte Kristo ose Xhesika me Classic Boys hahhahahhaa. Me që ra fjala, Classic Boys u eliminuan e në javën e fundit finale konkurojnë Xhesika,Kristo dhe Sheila.

Aurela Gaçe gjithashtu këndoi si e ftuara e radhës, këngën e saj të re e cila në sallë mund të jetë dëgjuar shumë mirë, por në TV nuk dukej e plotë. Aurela si Aurela nuk ka nevoj për koment,por mesa dëgjuam kënga pritet të jetë një hit. Ja urojmë!










No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.