Header Ads

Eliza Dushku prezanton "E dashur Shqiperi"



Me ne fund ja ku e kemi ne dore dhe prezantimin e asaj cka pritet te shohim ne dokumentarin "Dear Albania" realizuar nga Eliza Dushku gjate vizites me vellai e saj Nate,te dashurin dhe nje grup miqsh ne Shqiperi vitin e shkuar. OK! OK! Ky nuk eshte titulli perfundimtar,por ne na pelqeu aq shume sa vendosem ta vetquajme "Dear Albania". Shpresojme ta marrin ne konsiderate, pasi ky titull te jep idene e dikujt qe jo vetem e viziton Shqiperine,por qe largohet me aq mbresa dhe kujtime te bukura,sa nuk rri dot pa i derguar nje leter mbreselenese dhe falenderimi. Dua te them...kush con me letra,tani as mesazhe st'te cojne me, po te bejne nje tag ne status te Facebook ene gezuar! Dokumentari duket interesant dhe shume miqesor e natyral. Jam i sigurt qe ky dokumentar do bej shume per turizmin tone,por shpresoj qe turizmi yne te jete gati te prese kuriozet. Padyshim nje dokumentar qe duhet pare e nese Fadil Berisha eshte pjese e grupit realizues, normale qe pritet nje pune e shkelqyer. Dy videot e meposhtme jane ne anglisht. Ne te paren Eliza shpjegon rreth vizites dhe punes se saj per dokumentarin e ne te dyten tregohen pjese nga ky dokumentar.





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.