Header Ads

Fitorja e Rones ishte PERSONALE as pike as presje

Atehere sic ju thashe javen e shkuar Rona jo vetem u kualifikua per ne finalen e Eurosong por dhe u rendit ne vendin e peste duke sjelle keshtu rezultatin me te mire te Shqiperise gjate gjithe historise se pjesmarrjes ne kete festival. Ky nuk ishte rekordi i vetem i thyer nga Rona. Fale saj, muzika shqiptare terhoqi vemendjen e shtypit te huaj ku psh "The Guardian" ne Angli gjate nje shkrimi e cilesoi muziken shqiptare si terheqese, ndersa fjala Albania per here te pare u be popullore ne rrjetin shoqeror Twitter. Teksa nje pjese ra ne dashuri me kengen, e nje tjeter e kritikoi, te gjithe vlersuan vokalin e mrekullueshem te Rones.Jehona e suksesit ka mberritur deri ne Amerike ku "New York Daily News" botoi dhe nje faqe shkrim per kengetaren dhe pjesmarrjen e saj ne Eurosong. Megjithate cdo lajm i mire do shoqerohet dhe me nje lajm negativ dhe ketu e kam fjalen per disa komente qe u bene ne shtypin shqiptar se suksesi i Rones erdhi si pasoje e votimit te shqiptareve te Kosoves ne diaspore. Teksa nuk mund ta mohoje ndihmen e ketyre votave, me duket qesharake te mendosh se votat e tyre ishin vendimtare. Sado te medhaja komunitetet tona ne Europe, nuk jane me te medhaja se komunitetet e shteteve te tjera apo aq te fuqishme sa te vendosin voten e nje shteti te tere. Po te ishte ashtu Genta Ismajli e cila konkuroi per te perfaqesuar Zvicren ne Eurovision disa vite me pare, do kishte fituar.Perkundrazi ajo nuk u fut dot as ne finale dhe ne e dime qe Genta eshte me e njohur ne tregun kosovar sesa rona. Dua te them, boll me idiotelliqe.Suksesi ishte teresisht i Rones dhe kompozitorit te kenges as pike as presje.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.