Header Ads

Eliza Hoxha publikon librin "Qyteti dhe dashuria"


Eliza Hoxha ka publikuar ne Prishtine librin "Qyteti dhe dashuria". E njohur me teper per publikun si kengetare, Eliza e diplomuar per arkitekture, prej vitesh shkruan dhe botohet ne disa prej gazetave me te njohura ne Kosove si "Express","Koha Ditore","Lajm" dhe "Zeri". Pikerisht, shkrimet me te rendesishme te viteve '07-'11,Eliza i ka seleksionuar dhe permbledhur ne kete liber per te pasqyruar Prishtinen sot,pse eshte e tille dhe idete se si mund te perparoj me tutje, sic eshte shprehur vete ajo.E vlersuar nga shoqata e "Arkitekteve te Kosoves" ne 2010 me cmim per "Arkitekture edukative dhe promovim te arkitektures", Eliza Hoxha duket si kandidatja me e mire per te terhequr vemendjen e publikut rreth ndryshimit te arkitektures dhe urbanistikes qe po ndodh ne Kosove. Ajo i perket brezit te ri, por e kthjellet dhe e sakte ne idete per te ruajtur te vjetren qe e ben Prishtinen. Eshte nje person i njohur publik e ky liber do terheqe vemendjen dhe te atij lexuesi qe ndoshta deri dje nuk e ka konsideruar nje liber te tille dhe ne fund, eshte nje person qe vazhdimisht dhe ne kenge ka kerkuar te sensibilizoj popullin shqiptar te Kosoves per ceshtje te ndryshme shoqerore mjaft te rendesishme. Ne keto kohe, kur shumica e popullsise e mban koken nga perendimi duke  anashkaluar transformimet me se shumti jo pozitive te qyteteve tona, e me pas kur shkojne ne perendim mbushin muret dhe rrjetet shoqerore me fotografi instagrami te qyteteve qe lane pas, zeri i Elizes kerkon te ndergjegjsoj qytetaret se jo cdo ndryshim eshte pozitiv. Megjithate, problemi eshte dhe me i madh sesa duket, sepse me levizjet masive te popullates, shumica e qytetareve te rinj nuk e njohin qytetin e vjeter e shume prej tyre ndoshta kuptojne qytetin por nuk do te arrijne dot te kuptojne dashurine e Elizes per te. Nje gje e tille nuk ndodh vetem ne Prishtine, ka ndodhur dhe ne Tirane, e cila tashme eshte shnderruar ne nje kantier ndertimi dhe ne nje harte te panjohur dhe per vete banoret me te vjeter te saj. Por ne fund mesazhi i Hoxhes eshte i qarte. Qyteti i saj nuk eshte nje foto instagrami, por nje qytet te cilit makiazhet e shumta po ja ndryshojne fytyren dita - dites, e nese nuk punohet e veprohet si duhet do te kete fatin e Tiranes apo sic e quaj une qyteti pa adrese.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.