Probleme per IconAgency


Nje nder angjensite me te njohura te modeleve ne Shqiperi "IconAgency" themeluar nga Kristian Kabashi dhe modelja e njohur Angela Martini duket se ka hasur ne disa probleme kohet e fundit. Nje prej fotografeve te kesaj agjensie Sonny K. Elson, kur eshte larguar, nuk ka marre vetem aparatin dhe dosjen e tij te fotografive me vete, por disa modele si dhe emrin e agjensise te cilen tashme e operon personalisht nen  "Icon Model Agency" me qender ne Tirane. Pikerisht ajo pjesa "Icon" e emrit mesojme te kete irrituar disi Kristianin, i cili mendon se ben te duket sikur eshte e njejta agjensi modelesh, por qe ne fakt nuk eshte pasi Sonny nuk ben me pjese ne te. Me tej Kristiani tregon se nuk eshte problem largimi i disa modeleve nga Sonny, por deshiron qe te sqaroj se "IconAgency" eshte ne pronesi te tijen ligjerisht dhe kete e verteton dhe me nje certifikate regjistrimi. Nderkohe ne kontaktuam me Sonny K. Elson i cili nuk deshiroi te prononcohej publikisht, pasi kete ceshtje ja ka dorezuar avokateve te tij dhe do jene ata qe do te merren me tej me zgjidhjen e ketij problemi midis dy paleve. 

1 comment:

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.