Header Ads

G4SHI, Soni, Vesa Luma, Samanta, Capital T, Bleona, Kristine, Bebe, Action paralajmerojne kenge/albume te reja

Nese kujtoni se me veren kane mbaruar dhe prurjet e sezonit gaboheni. Shume kengetare po paralajmerojne  se se shpejti do hedhin ne treg prodhime te reja.


G4SHI pas hitit "Who Made Me" i cili u transmetua dhe ne MTV tregon se ka perfunduar kengen e re e cila titullohet "Laughing" dhe pritet te shoqerohet me video.



Soni tashme ka konfirmuar videokengen e rradhes, nje bashkepunim me Aldon e  "X Factor Albania 2" e cila mban titullin "Jeto".



Vesa Luma, tashme vetem pret hedhjen ne treg te albumit te ri. Ne kete album perfshihen hite te meparshme dhe shtate kenge te reja, nje prej te cilave me Jon Tarifen, i cili momentalisht eshte ne Tirane. Parelelisht me albumin kengetarja pritet te publikoj dhe nje videoklip te ri muzikor.



Samanta Karavella, fituesja e TopFest 10, flitet se kengen e re mund ta kete nen produksionin e "Three Dots" me te cilet ka bashkepunuar dhe me pare.


Capital T gjithashtu ka konfirmuar se videokenga e re eshte gati per publikim. Ajo titullohet "Sushi" dhe pritet te publikohet nga momenti ne moment.



Bleona Qereti pas lancimit ne Soundcloud te "Take It Like A Man" ka bere te ditur se ne 10 shtator kenga do jete e mundur per tu blere ne iTunes duke provuar fatin ne tregun amerikan te muzikes pop-dance.



Kristine Elezaj ka kohe qe paralajmeron albumin e ri, por duket se te pakten nje kenge e re nga kengetarja do publikohet shume shpejt.Gjate diteve te para te gushtit e ne vazhdim ajo vazhdimisht ka postuar fragmente nga teksti i kenges se re. Nderkohe "Monster" kenga me e fundit e saj gjendet per blerje ne iTunes.


Bebe Rexha sic ju kemi treguar ka konfirmuar publikimin e ne video per "Comeback Kids" e cila i ka bere fansat e saj ne Amerike te gezohen pas prej kohesh kane uruar nje gje te tille. Nderkohe kete jave ajo publikoi dhe nje kenge te re "Bad Bitches Don't Cry" te cilen dhe ne e publikuam ne Albaniac.



Action Bronson gjithashtu do te sjelle dicka te re ne shtator. Mixtape i ri titullohet "Blue Chips 2" vazhdimi i mixtape "Blue Chips" publikuar ne 2012.Nderkohe albumi i plote i rreperit te njohur me origjine shqiptare do te dale vitin e ardhshem.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.