Header Ads

Dhurata dhe Presioni - Ama vec pak


Kenga eshte e bukur, videoja ok, problemi i vetem ketu eshte teksti, sepse tashme ne cdo kenge po degjojme jam me e mira,vetem une,s'ka si une, etj etj gje te cilen nuk e kuptoj perse po e degjojme kaq shume ne kenge pasi mendoj qe eshte publiku ai qe vendos. Te gjithe producentet e dine se teksti duhet te kete nje varg qe te ngulitet ne mendje e te terheq degjuesin, ndaj besoj se duhet pak me mundim sesa me e mira, me e vecanta. Gjithsesi...tek kenga. Mendoj se eshte nje kenge e mire sidomos fragmenti ne min. 2:28 fiksim! Dhurata ka premisa per tu vecuar ne treg, sepse ka pamjen, talentin dhe prezantimin e duhur, e vetmja gje qe i mungon eshte nje hit e ka shume mundesi qe "Ama vec pak" te jete kenga qe i hap deren. Suksese!

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.