Elhaida Dani me nje album te ri ne shkurt
Kemi mesuar se fituesja e The Voice of Italy" shqiptarja Elhaida Dani po pergatitet ne studio per te realizuar nje album te ri me kenge origjinale, i cili pritet te publikohet ne treg nga mezi i muajit shkurt. Nje lajm i tille ka shtuar dhe dyshimet se kengetarja po pergatitet te marre pjese ne "Festivalin e Sanremos 2014". Ne qarqet muzikore italiane, flitet se vendimi i publikimit te albumit ne muajin shkurt eshte planifikuar si nje promovim perfekt pas prezantimit te kengetares ne Sanremo, duke i dhene mundesine keshtu, qe te behet e njohur dhe per nje pjese tjeter te publikut italian. Suksese Elhaida!
Post a Comment