Header Ads

Kenga Magjike - Java e peste


Po qe me pelqeu kenga e Bojken Lakos! Sidomos fragmenti ne min 1:20 qe me ben te mendoj se ndoshta Bojkeni ka nevoj ti kthehet kitares akustike si dikur dhe ti eliminoj disi keto ritmet e rrokut elektronik ose te pakten te beje nje bashkepunim me Alban Imanin. Do ishte super! Gjithsesi, kenga eshte e mire dhe momenti ne 1:20 super!


Kenga e Jonida Maliqit gjithashtu eshte e bukur. Ndoshta ai fragmenti ne anglisht nuk ishte i nevojshem, por gjithsesi funksionon. Kenga do ishte fituese sikur te kishte nje ritem me interesant dhe jo kaq te thjeshte, por nga kenget e prezantuara hyn ne pescen me te mire. Oh dhe ato cizmet jo me ate fustan, sorry! Fustani eshte shume "loud" per ato cizme.


Blerina Braka duhej ta kishte kuptuar qe kenga "Fryma ime" ishte nje zgjedhje e gabuar kur kenga fillon nje minute me iiiiiuuuuuiiiii dhe perserit te njejtin refren 20 here. Normale ka ikur tjetri, me kete fryme do ishte mbytur.


"Temperature" e Rudina Delias, ne fillim duket si nje nga ato kenget qe jane bere se keshtu e do trendi, por po ta degjosh me shume se nje here te hyn ne zemer. Kenge e lezecme pavarsisht se nuk e kuptoj cfare thote aty kur kendon na na pala japa pada lol Se mos po na shan e po ja fusim kercimit kot ne ore!!! Hahahhaha!


"Poltrona jote bosh" e Classic Boys eshte kompozuar per te qene kenge fituese e ketij festivali e deri tani vlersimet e publikut kane qene me shume se pozitive duke e cilesuar si " e mrekullueshme, rrenqethese, me beri te qaj" etj etj. Kenga eshte e realizuar shume mire, por interpretimi skenik i djemve eshte shume teatral sa mua me ben te qesh lol. NA FALNI po keshtu me ben te ndjehem. Ai majtas tere kohes mban syte lart, ai i mezit duket sikur qan, e ai djathtas eshte ne nje bote tjeter larg ketyre dy te tjereve. Te tre bashke i mban lidhur vetem kenga, cka eshte dhe e rendesishme pasi zerat ju kombinohen shume mire. Nuk eshte nje kenge per shijet e mia, por publikut i ka pelqyer shume dhe kjo ka rendesi.

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.