Alketa Vejsiu krahason "X Factor" me "Oscar"
Hmmmm seriozisht? LOL! Alketa nuk ka perse ti marri gjerat kaq personalisht, aq me teper qe askush nuk e vuri ne medyshje nese ajo eshte apo jo prezantuese e mire. Te gjithe e dine qe ajo ka arritur shume dhe eshte nje nder me te mirat ne vend ne mos me e mira. Ajo cka duket se Alketa nuk do te kuptoje apo pranoj (e kuptojme qe nuk eshte e lehte), ka te bej me tekstin prezantues te saj dhe hiperbolat e nje pas njeshme te cilat arriten kulmin ne finalen e "X Factor" saqe shtyne dhe krijimin e nja faqe ne Facebook - "Faleminderit Vera". Ndoshta dhe mund te kishin kaluar pa u ndjere, por midis reklamave, cv nga anoncuesi, falenderimeve te jurise, falenderimeve te sponsorave, uleritjes se spektatorit dhe falenderimeve te Alketes u harrua se per cfare e kishim kthyer tv tek Klani. Vlersimet beheshin aq qesharake sepse cdo numer pershendetes ishte artisti me i mire, kercimtarja me e mire etj etj nderkohe qe tre kengetaret ne juri dukeshin sikur po hanin shpulla lart e poshte. Po nese pershendetesit jane me te miret, po keta te tre per cfare i keni marre? Nderkohe normale qe Vera ka peshen e vete, kete e dine te gjithe, por nuk ka program ne bote qe ti permendi emrin regjizorit/regjizores 101 here gjate serise. Pastaj, ketej s'kemi kohe per falenderime e ketej.....dua te them e pate vete finalen, s'kam nevoj te perseritem. Une e kuptoj, eshte nje "zgjidhje" e momentit per te fituar kohe nga ana e prezantueses, por nuk duhet te jete e nevojshme dhe (pa ofenduar ketu) tregon mungese fjalori. Nuk eshte vetem Alketa qe vepron keshtu, e has ne pothuajse cdo spektakel shqiptar. Hiperbolat, levdatat dhe fjalet e huaja te pershtatura ne shqip jane kthyer ne makthin e telespektatorit. Me e bukura fare eshte se ofendohen. Ne vend qe te mundohen te bejne dicka per te rregulluar kete problem hidhen ne sulm dhe justifikohen me fjale te tilla si "A ka dicka kundrra falenderimeve tek Oscar qe shoqeruan galane nga fillimi deri ne fund?" AJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJJ!
Te me falni po ketu e kerkoi vete.
Alketa DeGeneres. Po e anashkaloj faktin qe krahason X Factor me Oscar, sepse tashme eshte vertetuar qe krahasimet nuk jane arma jote me e forte por...ne cilin moment te shfaqjes degjove Ellen Vejsiun te thoshte me shume se nje falenderim? Apo te veconte nje artist ne rang BOTEROR nga pjesa e artisteve ne salle? Ne cilen nga prezantimet e kengeve degjove te ngrihej ne qiellin e 15 kengetarja apo kengetari (cka do ishte dhe mese e arsyeshme duke konsideruar se kush ishte pjesmarres)? Ne cilen pjese te Oscar u vu re sheqerosja apo sherbeti? Fituesit thjeshte falenderuan votuesit dhe personat qe i ndihmuan ne karriere e fitore. Pershendeti ndokush regjizorin e galase, themeluesin, skulptorin, ndricuesin, dixhitalin apo ku di une? Ndoshta ne edicionin e ardhshem, Vera duhet te bej dicka alla Oscar, qe kur ta shikoj se po del jashte kontrollit, te leshoj muziken per te thene "boll", sic po me bie dhe mua muzika tani per te lene te kuptoj qe e zgjata pak si shume.
Tralala tralala
Hahahahahhaa kjo ishte e bukur! Do doja ta lexonte Alketa,dikush t'ja tregonte......edhe pse me siguri nuk do ta pranonte (e the vete,eshte e veshtire,e ka me te lehte te japi ato pergjigjet e saja "filozofike").
ReplyDelete