Header Ads

Donald Braho regjizori i "13" te Era Istrefit, flet per karrieren e re si regjizor dhe arsyen pse la pas modelimin.



Ju mund ta njihni Donald Brahon prej aktiviteteve te shumta te modes ku ai ka marre pjese si model apo prej videoklipit "E dehun" te Era Istrefit. Kete here, Donaldi vjen ne nje tjeter pozicion, ate te regjizorit. Miqesia dhe idete e perbashketa me Era Istrefin, kane bere qe kengetarja ti besoj Donaldit realizimin e videos se saj te re "13" . Ne lidhje me kete dhe karrieren e re si regjizor ai pranoi te bisedoj me Albaniac, disa dite perpara lancimit te videos.  


Pershendetje Donald! Ku gjendeni dhe me cfare jeni duke u marre ne keto momente?

Sapo erdha ne shtepi.Po degjoj "Rebel Heart" te Madonnes qe ka "leak" ne internet dhe po me pelqen. 

Une nuk  e kam degjuar ende. Po kenge shqiptare cfare po degjon momentalisht? 

Ne fakt kohet e fundit fokusi im eshte perqendruar ne muziken elektronike duke anashkaluar muziken qe po hidhet ne tregun shqiptar dhe ate komercial boteror, por padiskutim me ka shijuar shume "13" e Era Istrefit. 



"13" eshte kenga e re qe Era do publikoj se shpejti apo jo?

Po. "13" eshte nje nga produksionet e fundit qe Era e ka perfunduar dhe vjen ne formen e nje balade.

Era me balade? Kjo eshte dicka e re prej saj. Ju keni bashkepunuar me Eren ne "E dehun" a vazhdon bashkepunimi juaj dhe ne "13"?

Balade, e cila madje qe me ka shijuar shume dhe ende e degjoj perdite. Xhirimet e "E dehun" me Astrit Ismajlin qene jashtezakonisht te kendshme, madje i kujtojme kur takohemi si grup me aktoret e tjere apo dhe me Eren. Aty me lindi dhe idea per bashkepunimin e rradhes qe u realizua me "13" ku Era ma besoi mua skenarin dhe regjine dhe une per kete e falenderoj publikisht sepse i jam shume mirenjohes. 

Oh wow! Besoj ky eshte nje projekt shume i rendesishem per ty. Keni realizuar dhe video te tjera muzikore me pare apo kjo do te jete e para?

Ne fakt "Someday" e Janex ishte skenar i imi te cilin e mora si nisme dhe se bashku me disa artiste te tjere i dhame frymen alla Nouvelle Vague. Ndersa kesaj here pergjegjesia e regjise ishte mbi mua, per ti dhene forme idese. Realisht eshte nje projekt i rendesishem pasi padiskutim me jep nje ekspozim me te gjere te kreativitetit tim.



Si e keni koonceptuar videon per "13"?

Do them vetem kaq; Ne thelb qendron shkaterrimi i mardhenieve njerezore nga teknologjia. Duke filluar qe nga  aplikimet si viber, whatsapp etj. Njerzit nuk po komunikojne me si me pare, pasi kane humbur frekuencat njerezore dhe pas teknologjise perdorin maska te ndryshme te personalitetit duke mos percjelle mesazhin si duhet e duke u keqkuptuar. Pra komunikimi po ndryshon dhe nepermjet botes virtuale eshte e thjeshte te humbasesh dhe te jetosh ne iluzion. Per me teper jam i lumtur qe puna ime u realizua ne detaj nga "Triangle Productions" me te cilet bashkepunuam.




Te pyeta sepse si titull "13" njihet si numer disi fatkeq dhe  po e them dhe kete...satanik? 

Jo perkundrazi, as kenga dhe as videoja nuk kane lidhje me satanizmat. Qellimi i videos eshte te ndergjegjesoj njerzit qe te mos krijojne "dhoma eksperimentesh mendore" me  njeri - tjetrin nepermjet komunikimit teknologjik duke perdorur maska, por te jene vetvetja dhe te komunikojne balle per balle.

Po ju do shfaqeni ne video?

Jo dhe jam shume i lumtur per kete gje. Po me shijon me shume backstage-i se fundmi.

Ju pyeta pasi ju moret pjese ne videon " E dehun", por dhe sepse  ju njiheni ne qarqet artistike te Tiranes si model dhe keni nje karriere te suksesshme ne fushen e modes. Si ndodhi ky kalim ne anen regjizoriale?

Praktikisht une e kam mbyllur karrieren e modelingut brenda vetes qe para nje viti dhe realisht nuk kam punuar si fashion model prej disa kohesh per faktin qe kjo industri eshte per te ardhur keq ne Shqiperi duke mos patur madje as konkurence.Sa per regjine e kam pasur kete deshire qe 14 vjec pasi eshte nje profesion i cili gersheton te gjitha elementet artistik brenda dhe me jep hapsire te gjere te shprehem, ndryshe nga modelingu ku ti praktikisht duhet te besh punen qe te kerkohet. Per me teper jam i lumtur qe kete vit nisa studimet ne Universitetin e Arteve te Tiranes per regji filmi 

Ajjj nuk e dija! Suksese! Pervec "13" keni projekte te tjera me te cilat jeni duke u marre?

Sapo mbylla nje editorial me nje koncept shume te bukur per nje reviste ketu ne Shqiperi i cili u realizua shume kendshem me fotografin Ergys Zhabjaku  (i cili eshte dhe fotografi i setit fotografik per kete interviste) dhe Bora Kokedhimen si designer.



Boren e intervistova perpara pak kohesh dhe ka nje koleksion veshjesh mjaft interesant. Juve si ju duk?

Troc fare, pranova pasi me pelqyen te gjithe elementet e shooting dhe padiskutim dhe krijimet e Bores te cilat jane shume interesante dhe ndryshe nga cfare shihet rendom ne vendin tone.

Nderkohe meqe treguat se po studioni per film, cili eshte filmi i fundit qe keni pare ne kinema? Filmi me i mire i ketij viti sipas jush dhe filmi juaj me i preferuar i te gjitha koherave? Eshte fundjave e na jep ndonje ide hahahha!

Te them te drejten filmi i fundit qe realisht me ka pelqyer ka qene "The Giver". Ndersa filmi i vitit per mua eshte "Lucy". Ndersa filmi i preferuar i te gjitha koherave eshte "Eyes Wide Shut" i Stanley Kubrick.

"Eyes Wide Shut" - ne listen e me te preferuarve. Te pelqeu "The Giver"? Une e pashe dhe eh, u bene shume nga keta filma te tipit "Hunger Games", qe meqe ra fjala seria e fundit ishte e merziiitshme. "Lucy" me pelqeu, por fundi disi kot e me kot lol. Te rroj aktorja se perndryshe nuk do shtyhej HA! Te rekomandoj "Birdman". Super! E mendon veten dhe si aktor?

Kam frike nga kjo pjese, por qe besoj qe me kohen do vij edhe aktrimi.



E sheh veten me teper si aktor dramatik apo komik?

Dramatik pasi me vjen me natyrshem para kamerave, ndersa komik jam mjaftueshem ne jeten e perditshme lol!

Dmth, ju pelqejne filmat fantastiko shkencore nderthurur me drame, veten ne filma e shikoni si aktor dramatik...po mendoj filmi juaj i pare do te ish nje...

Social, i gershetuar me drame dhe ne realitetin shqiptar ku dhe une jetoj dramat nuk kane fund.

Te cilit do ti vendosnit titullin...

Mmmm... "Cfare eshte normale?"

Dhe ne role kryesore do perzgjidhje....

Padiskutim talente te reja te cilet i kerkoj dita dites.

Dua emra une...ne mos shqiptare te huaj.

Kam pikepyetjet e mia per aktoret shqiptare, ndersa te huaj Jared Leto dhe Taylor Kinney. 

Atehere, tematiken e gjetem, titullin gati , aktoret i piketove...besoj se fillimi i karrieres suaj si regjizor duket largpames!

Amen to that, lol! Shpresoj qe me shume pune te arrij dicka.


Hajde ne Hollivud! Hajde ke Bleona hahahahahaha!

Ahahahaha! Omg! Ceshtja e Bleones u komentua me shume sec duhet.I like that girl, she's doing her thing so what? Me pelqejne njerzit e e guximshem dhe te cmendur. Per kete e vlersoj, te tjerat ceshtje shijesh. Njerzit do flasin, po nuk folen eshte e frikshme. Do te thote s'po ben asgje. Pikerisht, ky eshte dhe mendimi im.Rruget jane te ndryshme, dhe cdo njeri ka lirine e zgjedhjes e cila ne fund ka pasojat dhe perfitimet e veta.

Sinqerisht te uroj sukses ne regjizure dhe me shume kureshtje pres te shikoj "13" e cila a mund te na tregosh kur publikohet?

Te falenderoj dhe une per mbeshtetjen! Sa per videon, “13“ ne 13 :) (dhjetor)
Deri atehere...faleminderit per kohen,suksese dhe gezuar festat! Padyshim "13" do jete hit!

Intervistoit:Elbino 
Albaniac 12/14

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.