Header Ads

Charles Hamilton dhe Rita Ora - "New York Raining"


Rita Ora eshte shfaqur te merkuren ne serialin televiziv me te suksesshem te momentit ne Amerike, i cili ka thyer rekorde persa i perket rritjes se shikueshmerise nga java ne jave - "Empire" (FOX). Per vijen muzikore te ketij seriali, ajo ka realizuar dhe nje kenge ne bashkepunim me Charles Hamilton (Brooklyn Girls), e cila titullohet "New York Raining". E debutuar ne serial jaen qe shkoi, kenga eshte pritur jashtezakonisht mire nga degjuesit dhe eshte nje prej me te preferuarave ne album, si dhe nje e preferuar e jona ketu ne Albaniac. Kete jave ne kanalin e tij ne YouTube, Charles ka publikuar dhe tekst-videon, cka na ben te mendojme se se shpejti do te kemi dhe nje video. Kete mendim na e perforcojne dhe postimet e fundit te Rita Ores ne rrjetet sociale, e cila paralajmeroi per nje xhirim "te fshehte" ne Nju Jork...VIDEO! Duket se Rita, pervecse eshte "kudo" ne skenen amerikane, po pergatitet te sjelle nje album debutues shume cilesor ne Amerike. Ne pritje! 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.