Header Ads

Lindita (Linda Halimi) debuton ne American Idol





Linda Halimi kishte kohe qe lajmeronte e pergatitej per pjesmarrjen ne nje konkurs talentesh ne Amerike. Fillimisht syte i kishte nga The Voice dhe X Factor, por mesaduket zgjidhja me e pershtatshme ka qene American Idol ne te cilin ajo u shfaq kete jave ne serine e pare te sezonit final te ketij programi. Ju kujtojme se ky eshte nje prej programeve me te ndjekura televizive ne Amerike, i cili ne kulmin e suksesit ka arritur ne nje shikueshmeri prej 40 milionesh. Kete jave, premiera arriti te siguroj vetem 10 milion shikues, por serisht vazhdoi te jete programi me i shikuar i nates dhe nje prej me te ndjekurve te javes. Kjo do te thote qe performanca e Lindites ne kete program dhe udhetimi i saj drejt Hollivudit u ndoq nga mbi dhjete milione njerez, duke shenuar dhe fillimin e aventures  se saj drejt suksesit muzikor ne skenen amerikane. Jo keq per nje debutim eh?! Sigurisht, ne vija te medhaja gjithcka duket e arritshme dhe e thjeshte, por a ka shanse Lindita? Si nje person qe e ka ndjekur kete program here pas here dhe ka piketuar te pakten njerin prej finalisteve qe ne javen e Hollivudit...mund te them se (pavarsisht se shuuuuume heret), Lindita ka 70% shanse per te qene ne 5 finale nese ndjek keto keshilla : 


1- Veshja

Strece, taka, barku perjashta...Lindita e ka zerin nuk ka nevoj per keto c'orientime. Ky eshte nje program familjar, votuesit e te cilit anojne me shume nga "rregullesia" dhe thjeshtesia, sesa ekstravaganca dhe pamja seksi. Hidhini nje sy finalisteve te cdo viti dhe do ta vini  re. Gjithsesi, ne finale gjithcka e marrin ne duar stilistet e programit, por thjesht vath ne vesh.

2- Mos kthe pergjigje. 

Flit pak e sakte. Gjyqtaret, por dhe publiku (sepse ndryshe duket ne TV e ndryshe ne salle) do ta merrnin per mendjemadhesi. Nje falenderim te rastit, nje pershendetje, nje lot ketu aty, por ne asnje menyre BISEDE pasi nese do kthesh pergjigje ne 30 sekonda kohe qe ke ne dispozicion me gjyqtarin, do te prezantohesh tek shikuesi si arrogante.  E them kete pasi vura re ne nje fragment te audicionit te pare ku ajo filloi te flase...ncuq ncuq. Eshte si puna e mesuesit me nxenesin. Do mesuesi te degjoj nxenesin kur ai flet vete? Ncuq! 


3- Zgjidh kenget e duhura dhe ne asnje menyre mos kendo HELLO te Adele . 

Lindita ka ze te mrekullueshem, por sic ju vu ne dukje, ndonjehere e tepron me notat e larta. Zgjidh kenget qe te pershtaten, pa i egzagjeruar. Zgjidh kenge qe jane te preferuara te momentit apo dhe klasike, por qe nuk jane bajate. Mos kendo Hello te Adele, sepse eshte kenga e vitit, e sterrrrrrdegjuar dhe ndryshimin me te vogel qe mund ti besh do tingellonte jo me shije tek degjuesi e nese do tingellonte mire, prape do thoshin ja kjo si Adele. Thjesht qendroji larg. Nje ide prsh  "Me & Mr Jones" varianti i Amy Winehouse ... ose Christina Aguilera "Beautiful" e cila i shkon shume pershtat historise me te cilen ajo u prezantua ne A.I.  Do kishte SUPER sukses me kete kenge, sikur e kam parasysh JLO tu qajt e tu kerku falje per ate komentin dhe pse u keqkuptua.  

4- Buzeqesh, sillu mire me te gjithe dhe me ata qe nuk te pelqejne. 

Degjo, mos u anko, mos u sterrfalendero-lavdero-shfajso. Kjo do te krijoje tek publiku nje figure te plote tenden, te sigurte, te vetbesueshme. E ben dhe publikun te besoj qe ti je "ketu" se e meriton, se ti e ke ne dore kete gare etj etj. Ne TV shpesh here nuk eshte ajo cka je por ajo cka transmeton. Transmeto fitore e prite te ndodh. 

5- Shfrytezo cdo minute

Pjesmarrja jote ne American Idol eshte me teper se kaq. Njihu me njerez, vendos kontakte qofte dhe me parukieren. Je ne Hollivud, te gjithe njohin dreqin, nje rekomandim ne tjetrin , ku i dihet se cfare ndodh dhe KURRE mos jep mendim negativ per njeri. Jo ne kete faze te karrieres. 




6- Zgjidh nje te preferuar

Zgjidh nje kenge te nje kengetareje e cila eshte shprehur se e pelqen dhe e ndjek American Idol. Perpara se te kendosh, beji nje pershendetje. Ne kete menyre fiton perkrahjen e saj dhe fansave te saj, mund dhe te perfundosh ne news. Disa vota me shume apo jo? 

7- Ji vetvetja

Te gjithe e thone kete e duket klishe, por sinqerisht ji vetvetja. Ka aq shume programe te tipit reality TV ne Amerike, saqe shikuesi eshte bere ekspert ne gjykimin e njerezve. E nese emri yt nuk eshte Meryl Streep, ji vetvetja. 



Duke i uruar me gjithe shpirt suksesin maksimal, ja ku po ju sjellim dhe videon e audicionit te saj te pare ne A.I :
















No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.