Header Ads

Shqiptaret pushtojne toplistat amerikane + Dua, G4SHI, Stanaj, Bebe, Action, Era.


Mund te duket disi e cuditshme, por ne fakt nese na keni lexuar prej vitesh, nuk do ju surprizonte suksesi i shqiptareve ne skenen muzikore amerikane. Sot, ata rradhiten ne majat e dy klasifikimeve muzikore me te rendesishme ne Amerike; Billboard dhe iTunes. Momentalisht Stanaj me "Preview" rradhitet ne vendin e 16 ne listen e albumeve me te shitur ne iTunes dhe ne vendin e 110 me "Ain't Love Strange" ne listen e kengeve me te shitura ne iTunes. 





Ne po te njejten liste gjendet dhe Bebe Rexha (ne vendin e 44) me "In the Name of Love", bashkepunimin e saj me Martin Garrix si dhe "I Got You" kengen e re qe ka publikuar sot e cila debuton ne vendin e 195. Nderkohe ne Billboard "The Hot 100" Dua Lipa debuton ne vendin e 72 me "Blow Your Mind (Mwah)" e Bebe Rexha me "In the Name of Love" renditet ne vendin e 42, nderkohe qe ne Hot Dance/Electronic Songs renditet ne vendin e 7. Per me tej ne listen e Billboard Next Sound (kategoria qe paralajmeron yllin e ardhshem muzikor), Dua Lipa pozicionohet ne vendin e PARE! 




Ne listen e Billboard per kenget me te postuara ne Twitter ne Amerike (kategoria artistet e rinj) Dua Lipa thyen rekord ku cdo singel e saj gjendet ne liste kryesuar nga "Room for 2" ne vendin e 9. Ne po te njejten liste gjendet dhe Era Istrefi ne vendin e 24 me "Bon Bon". 




Ne listen e albumeve te Billboards Top200 Action Bronson do ta gjeni ne albumin e "Suicide Squad" me kengen Standing in the Rain" i cili pozicionohet ne vendin e 3.





G4SHI me dy kenge ne albumin "Encore" te Dj Snake  pozicionohet ne vendin e 29 dhe Bebe Rexha ne albumin e G-Eazy "When It's Dark Out" ne vendin e 65. Me rikthimin e Rita Ores vitin tjeter dhe publikimin e albumeve te Bebe e Dua, 2017 parashikohet te jete nje vit interesant dhe me me shume kuq e zi ne skenen muzikore amerikane :))) 


No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.