Header Ads

Ja pse i tha Noizy jo Universalit



Kenga e re "100 kile" nga Noizy jo vetem eshte pritur mire nga publiku, por ka thyer dhe disa rekorde te konsiderueshme ne faqen e YouTube. Pas publikimit ajo eshte shnderruar shume shpejt ne nje prej videove muzikore me popullore te rajonit. "100 kile" eshte renditur ne maje te videove muzikore me popullore ne Maqedoni, Mal te zi (per Kosoven dhe Shqiperine YouTube nuk ka statistika) nderkohe qe ne Greqi ka qene dhe videoja muzikore me e ndjekur e javes. Pertej suksesit, ne tekstin e kesaj kenge, rreperi zbulon arsyen se perse nuk firmosi kontrate me Universal, nje lajm per te cilin u fol shume ne media kete fillim viti. Ne kete kenge Noizy rrepon: 

/ M'thirri Universali (wow) firmen t'ma marri (wow)
Por nese kontrata nuk o me shtate shifra, firmen s'ta japi/

Pra duket qarte qe moslidhja e kontrates midis Universal dhe Noizy, ka ndodhur per shkak te mospajtimit ne lidhje me pagesen. Sic thuhet dhe ne varg, Noizy ka kerkuar nje pagese me 7 shifra (dmth milioneshe), kerkese e cila nuk eshte permbushur nga Universali. Teksa ky nuk eshte nje konfirmim zyrtar, teksti i kenges "100 kile" eshte shkruar nga Noizy dhe pak a shume vargjet jane mese te qarte. 

Me poshte mund te ndiqni videon e kenges "100 kile". 

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.