Header Ads

Te gjithe Dua(n) Lipa

Dua Lipa ne revisten "Billboard"

Videoja e re e Dua Lipes duket se po fiton shume shpejt statusin si videoja muzikore me e mire e vitit, jo vetem per realizimin e saj, por dhe per origjinalitetin dhe mesazhin qe percjell. Shume kengetare te njohura si Charli XCX, Zara Larsson, Tegan and Sara, Camila Cabello apo Lorde qe e cilesoi si "Videoja me e mire qe kam pare prej kohesh", kane vlersuar videon e "New Rules" duke ndihmuar qe te shnderrohet shume shpejt ne videon me te shikuar e me te suksesshme te kengetares. Jo vetem kaq, Dua e cila pergatitet per turneun me Bruno Mars, sapo eshte nominuar ne kategorine e "Artistes se re" ne "Teen Choice Awards", shfaqet ne kopertinat e disa prej revistave me te njohura ne bote dhe albumi debutues "Dua Lipa " eshte vlersuar me 3 yje e gjysem (nga pese te mundshem) prej revistes "Rolling Stone". Pervecse e preferuara e momentit ne qarqet muzikore, Dua eshte gjithashtu e preferuara e re e botes se modes, nje kombinim i cili do ta ndihmoje ne formimin e plote te figures se nje pop star_i te ardhshem. Te gjitha keto suksese te njepasnjeshme te kengetares, do ta ndihmojne te "rrembeje" disa cmime ne sezonin e ardhshem te ceremonive te cmimeve muzikore ne mbare boten. Me talentin e pamohueshem, emrat me te cilet ka bashkepunuar dhe silesine e albumit debutues, mos te cuditeni kur te nominohet per Grammy. 


Dua Lipa - New Rules

No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.