Header Ads

Ku etiketa?



Etikete (Nga fjala franceze etiquette): Rregullat e sjelljes me edukate ne shoqeri apo midis pjestareve te nje grupi, profesioni te caktuar.


Rreth para dy javesh ne nje takim zyrtar-pune jashte vendit, kryeministri shqiptar u prezantua i veshur me nje kostum dhe atlete. Po prisja nje reagim ne shtyp ne lidhje me kete sjellje te tijen, por gjithcka gjeta ishin komente lepirese rreth stilit te kryeministrit tone. Se sa "cool" eshte, sa tip etj etj. Cfare? Ne jeten e perditshme si Edi, ai mund te jete personi me "cool" ne Tirane, mund dhe te veshi kostum me atlete me drita neoni, tamam si Justin Timberlake, por ne rolin e z.Edi Rama, Kryeminister i Shqiperise me falni po me duket nje sjellje e paedukuar dhe injorante. Si Edi, ai prezanton veten e tij, si z.Edi Rama, Kryeminister i Shqiperise perfaqson nje popull te tere dhe pavarsisht rremujes te vazhdueshme ne vend, ne nuk jemi vend atletesh, nuk jemi njerez pylli dhe dime ti ndajme gjerat, vendin e kuvendin. Te njejten gje, ai beri dhe ne betimin e Presidentit te ri.  U shfaq me kostum dhe atlete. Tmerr! Veshja nuk eshte thjeshte dicka formale, por dhe nje shenje respekti ndaj vendit te punes. Dreqi ta haj, dhe tek McDonalds po nuk veshe uniformen e caktuar te cojne ne shtepi, jo me ne Ministri. E c'pret nga pjesa tjeter e administrates? C'do ndodh tani? Sekretare me taka 15 centimetra, deputete me pantallona poshte vitheve, ministra me tuta sportive e gjerdan floriri? Do fillojne sportistat te dalin me kostume ne ndeshje?  Po shqiptaret nuk i bejne dot gje se i pari vendit, po do ofendohet jashte kur mos ta fusin ne ndonje takim per thyerje te kodit te veshjes. Po pikaaa, se dhe ne klubet e restorantet e njohura te thone jo atlete, jo kambale e ky shkon na i vesh ne ceremoni zyrtare. Po atletet e Kryeministrit jane vec fillimi i katrahures. Ju mbahet mend takimi ne jug ku "minoriteti" grek i bente pyetjet ne greqisht dhe Kryeministri pa te keq bente humor. Askush nuk e prishi terezine. Gallate thane! Ka mbi 35 milion spanjolle ne Amerike. Nuk ndodh qe te dali njeri ne program televiziv, pa lere pastaj takime zyrtare e fushate elektorale - te thoje fjale ne spanjisht e jo me ti drejtohet njeres prej figurave me te larta te shtetit ne gjuhe tjeter. Eshte ofendim total. Minoriteti ju drejtua SHOKUT Enver ne shqip per dekada me rradhe, e dine shqipen uje. Ku jane rregullat e mirsjelljes e respektit? Po mendoni qe po e egzagjeroj pak me kete kritike. OK! "France 24" ne nje shkrim te sajen "Kerkesat per pashaporta bullgare boshatisin fshatin shqiptar", tregon se ne Shqiperi verifikohen rreth 100.000 bullgare. Shtoji grekeve, bullgareve, arumunve, sllaveve, romeve, turqve, cifutve dhe ja e bene nje milionshin e s'ngeli me shqipetar ne Shqiperi. Ato pyetjet ne gjuhe te huaj nuk ishin rastesore. Ishin per te treguar se ketu je ne Greqi shoku Kryeminister. Pikerisht mosrespektimi i etiketes, solli kete moment, qe sherben si fakt se ne diten e fushates politike keta banore me mikrofon ne dore i folen Kryeministrit te vendit ne gjuhen e tyre "ametare" greke dhe ai i lejoi, i pranoi. Ne te ardhmen ajo dite do te perdoret me faktin "Aq i forte ka qene komuniteti grek ne Shqiperi sa dhe Kryeministrit i flisnin greqisht!" Etj etj etj. 
Kryeministri nuk eshte i vetem. Kryebashkiaku i kryeqytetit z.Erion Veliaj, poston ne llogarite e tij te mediave shoqerore si te postonte ne llogarine personale. Nje here anglisht, nje here shqip, me emoji pafund si adoleshent . 11 emoji vetem ne nje mesazh!!! Kryetari i Bashkise! Gjithmone pa kollare, rralle me kostum, gjithmon sportiv ne orarin e punes. Kjo mungese etikete ne komunikimin me publikun, ka bere qe shume ta therrasin Lali Eri si me qene futbollist i Dinamos nderkohe qe tek Top Story, drejtuesi i programit Sokol Balla i drejtohet thjesht me Erion. Jooooo byrazer! Erioni eshte Z.Erion per ty. Kryetar i Bashkise se Kryeqytetit. Nuk ka ardh ne program si Erioni ka ardhur si Kryetar i Bashkise. E kuptoni si fillojne keqkuptimet dhe si pasojne njera-tjetren sjelljet e parregullta. Po te ishte kengetar, aktor, drejtues televiziv, sportist, po patjeter mund ta therrasesh me emer se perfaqsojne veten e tyre, por dike qe ka nje titull, si profesor, doktorr, deputet, kryetar dhe perfaqson me shume se vetveten thirre me titull dhe me nje Z perpara. Eliteske? Normale! Perse, ndaj ka shku ne shkolle tjetri, e ka luftuar per te arritur aty ku eshte qe ta fusesh ne nje grup me Qamilin e tregut. Qamili burre i mire, shet te tregu, po Z Erion beri tregun. Kupton ndryshimin? Hec mi mo me keto "gju me gju me popullin" se u ul ne gju populli per mbi 50 vjet ene ja pa te miren. Seicili te marri ate qe i takon. 

Ne programet televizive mungesa e etiketes fillon qe nga mospergatitja e drejtuesve,  uleritjet, te sharat, grindjet e te ftuarve, perdorimi i gjuhes vend e pa vend, leximi i celulareve pa piken e problemit nga te dyja palet, shfryrje mendimesh teksa mundohen te tregojne sa te larte jane. Nje ndikim skandaloz ne brezin e ardhshem. Kengetaret pastaj jane kategoria me bloze! As titujt e kengeve nuk dine ti shkruajne tamam dhe per ta fshehur kete (Se nuk pyesin dot nje gjuhetar, nje mesuese apo te kerkojne ne internet qe i shpelafte!), bejne sikur perdorin zhargona. HAAAAAAA! Te bejne dhe idot! Pastaj, flasin anglisht ne rrjetet shoqerore tere kohes dhe pse nuk e dine anglishten mire dhe 99% te fansave i kane shqipetar. Po pjesa ime me e preferuar jane ata qe kane kenge me b$the, me droge, me gangsterllek, me s'du me ja dit per dashnorin, me s'te du me kam gjet tjeter do me lusesh etj etj dhe postojne video me kalamaj te vegjel duke kenduar keto kenge. OOOOOOO pika atyre qe i xhirojne dhe keta qe i postojne! 

Nuk po vazhdoj me teper se them e bera te ditur se ku dua te dal. Besoj se kjo ndodh me nje fare deshire qe shqiptaret kane per ti perngjare amerikaneve. Ne fakt, amerikanet ne shoqerite e tyre jane te rrepte dhe te respektueshem me rregullat dhe etiketen perkatese. Mendoj qe fale tv dhe filmave te ndryshme apo burimeve te lajmeve bombastike, eshte krijuar nje ide inegzistente se ata jane me te lirshem, me te paperfillshem ndaj rregullave etj. Nje LOL e madhe. 







No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.