Header Ads

Ju prezantojme me Flora Cash



Ai eshte amerikan nga Mineapolis dhe ajo nje shqiptare nga Suedia. Se bashku formojne Flora Cash, nje grup qe ka arritur nje sukses te konsiderueshem dhe terhequr vemendjen e MTV, Hype Machine, Noisey,Wonderland, Spotify e se fundmi dhe tonen. Qe me degjim te pare jane shnderruar ne nje prej zbulimeve te reja me te preferuara tonat te ketij viti dhe kenga e tyre "You're Somebody Else" pa frike mund te themi qe eshte ne Top3 te kengeve me te preferuara tona te 2017. Te fiksuar pas kesaj kenge non-stop!!! 



Historia e krijimit te grupit eshte pak interesante. Cole Randall ne Amerike dhe Shpresa Lleshaj ne Suedi, jane njohur me njeri-tjetrin teksa kerkonin muzike ne Soundcloud (2012).Pasi kane rene ne dashuri me interpretimet e tyre, ata kane vazhduar njohjen me biseda ne Skype e me pas Shpresa ka udhetuar drejt Amerikes ku kane finalizuar jo vetem lidhjen e tyre artistike por dhe romantike. Tashme ata jane te martuar (qe prej 2013) ne jeten private dhe anetare te Flora Cash ne jeten profesionale. Pas koncerteve ne Suedi, Angli, France, Amerike etj dhe publikimit te tre EP -"Mighty Fine", "Made It For You", "I Will Be There" dhe dy LP "Can Summer Last Forever",  "Nothing Lasts Forever (And It's Fine)", Flora Cash kane krijuar nje baze te forte fansash dhe siguruar vlersimet me te mira te kritikes nga disa prej publikimeve me prestigjoze ne boten artistike. Ne studio per te publikuar albumin e ardhshem, ne ju prezantojme me disa prej kengeve te tyre me te preferuara nga ana jone. Nje vlersim maksimal dhe per videot fantastike...ok ok u mor vesh FIKSIM i kemi! 



ps.Kjo nuk eshte videoja origjinale e kenges dhe eshte postuar nga nje fans, por i pershtatet aq shume kenges saqe ne perzgjodhem kete per postim, pasi kenga vete nuk ka nje videoklip zyrtar. Plus qe Emma Roberts + kjo kenge = MAGJI! 🤘🏻🖤🖤🖤🖤🖤🖤






No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.