Header Ads

Rita, Dua dhe Bebe ne Grammy Awards 2018


Neser ne Nju Jork mbahet ceremonia e shpalljes se fituesve te cmimeve Grammy, te cilat jane dhe cmimet me te rendesishme muzikore ne bote. Ne kete event do te marrin pjese dhe tre kengetaret e njohura me origjine shqiptare, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Te tre kengetaret dhe pse nuk jane nominuar, kane patur nje vit te jashtezakonshem ne muzike duke u klasifikuar ne maje te hitparejdeve ne te dyja anet e oqeanit dhe ne mbare boten, me kenge te cilat tashme ne shume vende kane arritur statuset e "Arta" dhe "Platin".  Teksa Bebe eshe pare te takohet me Riten ne Nju Jork, Dua sot ka mberritur nga Los Anxheles ku ka perfunduar regjistrimet e kengeve te reja ne studio.  Bebe dhe Rita gjithashtu kane marre pjese ne festen e Warner Bros (Fotot me poshte) nderkohe qe Rita ka mbajtur dhe nje koncert ne rradhen e festave qe behen para ceremonise finale. Ajo ka kenduar ne eventin e "Absolut Open Mike Project x Spotify" . 




Sot Dua Lipa do te mbaje nje koncert per Mastercard House Sessions, nje event sponsorizuar nga Mastercard, i cili eshte falas dhe mbahet ne 60 Avenuja dhjete, midis rrugeve 14 dhe 15. 

Te tre artistet kane konfirmuar se do te mbajne nje trendafil te bardhe per te mbeshtetur nismen Time's Up e cila lufton kundra ngacmimit, keqtrajtimit dhe abuzimit seksual  ndaj femrave ne vendin e punes. Ceremonia e cmimeve Grammy do te transmetohet drejtpersedrejti te djelen me 28 janar, ne kanalin amerikan CBS ne oren 7:30 ET.





No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.