Header Ads

Sunny Hill Festival me plot artiste, por asnje nga Shqiperia



Besojme tashme te gjithe kane lexuar per "Sunny Hill Festival" i cili me nje liste emrash e njohur artistesh shqiptare lokale dhe nderkombetare (dhe disa artiste te huaj) menjehere eshte shnderruar ne festivalin me te rendesishem ne trojet shqiptare. Dua Lipa, Action Bronson, Stanaj, Dafina Zeqiri, ASD, Ledri Vula, Dren Abazi dhe Zig Zag Orchestra etj, jane disa prej emrave qe priten te interpretojne ne skenen e ketij festivali me 10-11-12 gusht, nderkohe qe perflitet se dhe Calvin Harris do ti shtohet kesaj liste.  Biletat e para te hedhura ne treg tashme jane shitur te gjitha, cka tregon se festivali pritet te kete suksesin e kerkuar. 

Po ajo cka na beri ne shume pershtypje, ishte sesi ne listen e gjate te artisteve qe do te ngjiten ne skenen e ketij festivali pergjate tre diteve, nuk gjendet asnje artist nga Shqiperia. Nuk ju duket dhe juve e cuditshme? Asnje artist nga Shqiperia nuk ka qene "i lire" ne keto data per te marre pjese? E vume re kete gje, sepse eshte nje festival qe cdokush do donte te merrte pjese, pasi pritet te terheq vemendjen e medias lokale dhe nderkombetare, duke qene nje skene e mire promovimi per te gjithe pjesmarresit. Atehere si ka mundesi qe asnje artist nga Shqiperia nuk eshte konsideruar? Sigurisht, ju po mendoni a eshte e domosdoshme dhe pergjigja eshte nje PO e madhe. Ne cdo aktivitet te mbajtur ne Tirane, gjithmone ka nje vend per artistet nga Kosova, perse jo dhe anasjelltas? Perse ky indiferentizem? E nuk eshte vetem me kete festival. E njejta gje ndodh dhe ne ceremonite e cmimeve, dhe ne koncertet festive, dhe ne klubet e nates. Nese pothuajse cdo kengetar i njohur nga Kosova ka prekur skenen e Tiranes, mund ti numerosh me gishta kengetaret nga Shqiperia qe jane ftuar ne Kosove. Hiq ndonje Noizy, Flori, Alban e Elvane ... nuk mbetet kush tjeter. Nderkohe ne Tirane dhe Feros e Endrit i kane vene ne dispozicon skenat me te njohura ne vend, teksa artiste si Ledri apo Capital T numerojne brenda vitit me shume koncerte se te gjithe artistet nga Shqiperia ne Kosove. 

E vume ne dukje, kete fakt, sepse  eshte dicka qe nese nuk rregullohet, do vazhdoj te krijoj nje boshllek ne tregun muzikor shqiptar i cili ndoshta mund te behet dhe i pariparueshem. Ne jemi perpjekur qe prej fillimit  te Albaniac, qe te bejme pikerisht kete; Bashkimin e tregut muzikor ne te gjitha anet e kufirit, e ne 2018 te shikosh kaq hapur nje indiferentizem te tille eshte e papranueshme. Ne mos per shije, te pakten per etikete. Nese ky festival po tenton qe te vendos Prishtinen dhe Kosoven ne "harten muzikore" , atehere si mund ti leje "jashte" koleget nga Shqiperia?

Ne faqen zyrtare shkruhet se emra te tjere do ti shtohen listes se kengetareve te paraprezantuar, cka do te thote se kohe kane per ta andrrosur kete pune, biles ta bejne dhe te duket si fringo e re. 








No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.