Header Ads

Ja kengetaret qe do donim ti riktheheshin muzikes





Me vokalin dhe interpretimet e tyre skenike, keto kengetare terhoqen menjehere vemendjen e publikut duke u bere nje emer i njohur per shqiptaret ne mbare trevat. Teksa dukej se karriera e tyre muzikore ishte ne drejtimin e sigurte, e kunderta ndodhi. Ato nuk publikuan me kenge te reja dhe zerat e tyre te jashtezakonshem ju larguan tregut. Jo vetem nje zhgenjim per publikun, por dhe per qarkun artistik, keto jane pese kengetaret qe ne do kishim deshire ti riktheheshin serisht tregut me muzike te re:


Hiti i fundit ne shqip i Elsa Liles ishte "Vetem nje fjale", gjithashtu fituese e edicionit te pare te festivalit "Kenga Magjike" ne vitin 1999. E rikthyer ne vemendjen e publikut si prezantuese dhe si figure televizive, kengetarja prej 19 vitesh nuk ka publikuar nje singel ne shqip.  Muzika shqiptare ka evoluar shume gjate mungeses se saj dhe nje bashkepunim me kompozitoret me te njohur te momentit do ta risillnin Elsen ne skene po aq te suksesshme si dikur. 


Rona Nishliu ishte goxha e njohur dhe perpara hitit te saj "Suus", por ishte pikerisht kjo kenge dhe suksesi i saj ne Eurosong qe e bene Ronen te njohur ne cdo familje shqiptare dhe shenoi emrin e saj ne historine e muzikes sone. Pas "Suus", kengetarja do te publikonte nje singel te titulluar "Se vetem zemra flet sakte", por kjo ishte me teper nje kenge per fushaten kunder dhunes gjinore tek adoleshentet sesa nje singel.  Kjo do pasohej nga albumi "Me motive tonat" ku u sollen kenge te vjetra shqiptare ne versionin e xhazit te lire, nje projekt me teper personal sesa publik. Nese dikush mund ta konsideroj "Suus" nje rastesi ne aspektin komercial, ne ju kujtojme se Rona ka publikuar me pare kenge si "Shko pastro pas saj" (FIKSIM), "Zonja vdekje", "Veriu" etj te cilat gjithashtu kane pasur po te njejtin sukses. Pas gjashte vitesh, mendojme se ka ardhur koha qe Rona ti rikthje publikut momentet e "Suus". 


Hana Cakuli ndoshta nuk eshte po aq e njohur per publikun sa dhe pesonazhet e tjere ne kete liste, por kengetarja dhe pse me repertor te kufizuar ka arritur te tregoj qe ka nje potencial te madh. Ajo ra ne sy me kengen "Dashuria e fatit tim" ne 2010, nje prej kengeve me te mira te muzikes shqiptare te ketij shekulli, pasuar nga nje tjeter kenge fantastike "Kopshti" ne bashkepunim me Kushtrim Hoxha. Pas gati 6 viteve pa nje singel ne treg, nje balade nga Hana dhe zeri i saj i mrekullueshem do te ishin mese te mirepritur ne treg. 


Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku ishin superstaret e viteve '90, por nga fillimi i viteve 2000 ata u vendosen me teper ne mbrapaskene dhe u moren me teper me kompizimin e kengeve per artiste te tjere. Kenga e fundit e Armendit titullohet "Shkel" fituese ne "VideoFestin Muzikor" ne 2006 ne te njejtin vit ku mori dhe cmimin e pare ne "Kenga Magjike" me "Kur dashuria vdes". Nje periudhe 12 vjecare pa nje kenge nga nje prej kantautoreve me te mire shqiptare eshte e pajustifikueshme dhe shpresojme qe kjo heshtje te thyet sa me shpejt.  E njejta gje vlen dhe per Aiden. Kane kaluar rreth 15 vjete qe nga hera e fundit kur eshte prezantuar me nje singel ne treg dhe kur vendosi ti largohej skenes. Nje zgjedhje disi e cuditshme, pasi albumi i saj solli hite per kohen si "Arusha" dhe "Si Titanik".  Pervec profesionalizmit si ne muzike dhe tekst, Armendi dhe Aida kane qene gjithmone perpara kohes me prurjet e tyre dhe performancat skenike e gjithmone te vecante ne krahasim me artistet e tjere vendas. Besojme se publikut ju mungojne po aq shume sa dhe neve. 


Teksa Arditi shfaqet cdo te djele ne ekranin e TV Klan, ai ka 16 vjet qe nuk ka publikuar nje singel ne treg. Pas suksesit te madh te albumit "Ja ku jam", kantautori me i suksesshem ne Shqiperi i eshte dedikuar 100% prezantimit. Karriera televizive, duket se i le pak kohe Arditit qe te punoje ne studio dhe teksa i sjell publikut dhjetra hite cdo vit nepermjet festivalit "Kenga Magjike", boshlleku muzikor prej tij nuk kalon pa u vene re.  Nje talent i tille nuk i meriton 16 vjet heshtje! Te jete 2018 viti i rikthimit? 




No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.