Header Ads

Rreperet ne kerkim te fronit te rrepit



Prej mese nje dekade, rrepi dhe hip-hopi ne Shqipe, kane pasur nje sukses konstant, sukses i cili viteve te fundit e ka nxjerr kete rryme muzikore ne krye te listes se me te preferuarve nga te rinjte. Pervecse nje dukuri boterore, ndikimi ne tregun shqiptar ka ardhur dhe nga prurja jashtezakonisht e madhe e kengeve rrep/hip-hop nga rreperat vendes, shume prej te cileve brenda gjysme vitit, i kane publikuar tashme 5-6 singla. Pavarsisht ketij suksesi, nje gje e dukshme qe eshte vene re ne treg, ka qene mungesa e rrepereve. Gje qe te ben per tu cuditur duke pasur parasysh, qe ne Shqipe, muzika gjithmone ka qene dominuar nga femrat. Sigurisht, nje dekade me pare, kur kjo gjini muzikore depertoi ne tregun tone, disa emra si McMimo (Na Jem), Crazy Girl (Jepi gaz), Gjira (Psikopat), VJ (Big Fat Ass), biles dhe Adelina Ismaili (Kanagjeqi) sollen kenge qe paten sukses, por me pas...heshtje.  Kete vit, duket se kjo gje do te ndryshoje. Tayna, Rina, Loredana, Sarah, Lil Linda dhe Dhurata Dora jane disa prej emrave qe po synojne fronin e rrepit shqiptar, nje synim qe nuk duket aspak i pamundshem, duke gjykuar nga prurjet e tyre. Me poshte po ju prezantojme me to dhe kenget e tyre.




Rina u be e njohur tek publiku ne bashkepunimin "S'ka konkurenc" me Fero. Ajo gjithashtu duket se eshte dhe ne shinjestren e rrepereve te tjera Lil Linda dhe Tayna, te cilat i kane hedhur nje apo dy vargje kundrejt Rines ne kenget e tyre. Pjese e OnRecords, do te thote qe karriera e saj te pakten per tre-kater vitet e ardheshme eshte ne duar te sigurta. Kete e verteton dhe kenga e re "Mami" e cila brenda nje dite i ka marre me shume se gjysem milioni klikime.


Loredana u prezantua tek publiku nepermjet Mozzik. kenga e saj ne gjermanisht "Sonnenbrille" ka pasur nje sukses te jashtezakonshem per nje debutuese, e sigurisht nje pjese e madhe e ketij suksesi i vjen nga fansat shqiptare. Eshte kenga me e mire e prezantuar nga rreperet tona dhe Loredana eshte njekohesisht dhe me e vecanta e me e spikatura nga vajzat ne liste. E ardhmja e saj duket premtuese, gjykuar dhe nga fakti qe "Sonnenbrille" arriti te klasifikohej dhe ne iTunes te Gjermanise e tashme numeron 15 milion klikime brenda dy javeve. Jo keq per nje debutuese eh? 


Qe me degjim te pare, Tanya te kujton Cardi B e Nicki Minaj, por ne vend te nje imitimi bajat, Tanya arrin te distancohet nga frymezueset e saj. Pas suksesit te "Columbiana", kenga e saj e re "Shqipe" ka marr mbi 1,3 milion klikime brenda nje dite. Ka kengetare ne tregun tone prej 20 vjetesh te cilat as pas nje viti nuk arrijne dot nje numer te tille.  Pamja dhe personaliteti i Tanya eshte gjithashtu nje faktor qe ndihmon ne suksesin e saj dhe do ta ndihmojne per te qene emri me i njohur i kesaj liste ne treg. Tanya eshte padyshim nje superstar! Thjesht jepini pak kohe. 


Sarah u be e njohur tek publiku nga nje dalje ne "Zonen e lire" ku prezantoi dhe kengen e saj "Put You On". Nje rrepere e mire qe luan ne anglisht dhe shqip, Sarah mund te arrije suksesin e kerkuar me produksionin dhe kengen e duhur. 



Lil Linda prezantohet ne treg nga BlackFish Records, te cilet vitet e fundit kane sjelle nje sere talentesh te reja tek publiku. Kjo gjithashtu do te thote, qe ne varesi te suksesit, e ardhmja e saj eshte premtuese, te pakten nga ana prodhuese. Kenga debutuese "Muy Linda" pati nje sukses te konsiderueshem ne Kosove, dhe Linda mund te jete Lil por fjalet e saja jo. 


Listes se rrepereve te reja, ju eshte shtuar dhe Dhurata Dora e cila ne kengen e saj te re "Jake, jake" ka perfshire nje pjese rrep. Ne na pelqeu aq shume saqe na beri kurioz se cfare mund te ndodhte nese Dhurata do te vendoste te sillte nje kenge te tere rrep. Nje hit te padiskutueshem ndoshta.  









No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.