Header Ads

Nje hit si i Ronela Hajatit

Kane kaluar rreth 18 vjete kur emri i Ronela Hajatit filloi te behej i njohur per publikun ne Shqiperi, por ndryshe nga shume kolege te sajat, kengetarja nuk pati asnjehere nje "moment" te sajin qe ta vendoste ate ne krye te kengetareve me te njohura ne vend. Kjo gje nuk krijoi ndonje pengese per kengetaren, e cila vazhdimisht dhe qartazi me forcat e saja vazhdonte te merrte pjese ne aktivitete te tilla si "TopFest" (rahmet paste) apo "Kenga Magjike". E teksa organizatoret, si rendomshem ne kesi rastesh, nuk i kushtuan rendesi talentit te saj dhe me teper e shihnin si nje tjeter kengetare per te mbushur programacionin, e kunderta ndodhi. Kenget e saja interesante, ritmike, te vecanta dhe interpretimi skenik, jo vetem qe bene Ronelen te bjere me ne sy, por dhe te fitonte famen dhe vlersimin e duhur nga publiku. Ajo gjeti veten ne ritmet regaton, dance hall te gershetuara me eurodance dhe sjelle mjaft mire ne shqip, duke krijuar nje trend ne vend qe do ndiqej nga shume kengetare te tjere dhe sot eshte shnderruar ne nje prej rrymave me te preferuara. Pervec kengeve, videot shoqeruese te singlave te publikuara jane gjithashtu nder me te vecantat dhe me interesantet ne estraden shqiptare. Ky i Roneles eshte nje rast i paster ku talenti dhe puna e forte arrijne te sjellin suksesin e merituar, larg skandaleve e lepirjeve profesionale. Brenda pak vitesh kengetarja ka arritur te prodhoje disa prej kengeve me te mira te muzikes shqiptare ne keto dhjete vjetet e fundit, duke qene perhere interesante dhe e re ne prurjet e saja. Ne kemi perzgjedhur per ju 5 kenget tona me te preferuara nga kjo kengetare, duke filluar me "Mos ik" nje prej kengeve me te mira te viteve 2000. 









No comments

Note: Only a member of this blog may post a comment.

Powered by Blogger.